🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,267 ▼1.62%
DOW 49,919 ▼1.87%
NASDAQ 25,170 ▼1.98%
NAFTA 90.59 ▲2.71%
ARI 4,095 ▼4.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,834 ▼ -0.3% ETH $1,629 ▼ -1.64% XRP $1.1007 ▼ -3.41% SOL $63.4400 ▼ -2.88%
S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 90.59 ▲2.71 % ARI 4,095 ▼4.46 % S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 90.59 ▲2.71 % ARI 4,095 ▼4.46 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Ish-kadrot e sigurisë ftohen të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve këtë verë, Angellov: Për tre muaj fitoni mbi 2000 euro

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, sot bëri thirrje që ish-kadrot e policisë, Ushtrisë dhe Zjarrfikësve ose persona të pensionuar të përfshihen këtë verë në shuarjen e zjarreve. Siç tha Angellov, ata do të marrin kompensim mujor prej 44.000 denarësh ose për tre muaj mund të fitojnë 2.150 euro.

“Na nevojiten shoferë të automjeteve speciale zjarrëfikëse, për 22 pinzgauerë, për 5 hermelinë dhe për 15 BTR të përshtatur në automjete kundërzjarr. Gjithashtu na nevojiten operatorë të pompave zjarrfikëse të vendosura në automjetet speciale zjarrfikëse dhe operatorë me çanta uji shpine zjarrfikëse dhe lopata. Ejani, ndihmoni dhe fitoni 2.150 euro për tre muaj gjatë verës, duke shuar zjarret në hapësira të hapura që na presin”, tha Angellov.

Ai tha se për këto pozita kanë kuadro nga të punësuarit ekzistues në polici dhe ushtri, por dëshiron të gjejë shoferë që do të angazhohen nga Drejtoria dhe në këtë mënyrë MPB-ja dhe Ushtria të lirohen nga këto aktivitete.

Angellov tha se orari i punës do të përshtatet sipas nevojave për përballimin e zjarreve në hapësira të hapura, përkatësisht do të dilet në terren në ditët kur ka rritje të numrit të zjarreve dhe do të qëndrohet derisa të ketë nevojë dhe kushte për veprim.

“Përdorimi i ditëve të lira do të rregullohet në varësi të nevojave në terren dhe nevojave të personave të angazhuar. Gjithashtu jemi siguruar që të kenë mjaft ditë të lira për të mundur të shkojnë në pushimet verore të planifikuara paraprakisht. Kandidatët duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë policore, ushtarake ose zjarrfikëse, pavarësisht nëse janë në pension ose për arsye të tjera kanë lënë ose janë larguar nga radhët e Policisë, Ushtrisë ose Njësive Zjarrfikëse. Duhet të jenë të shëndetshëm dhe në gjendje të mirë psikofizike të përshtatshme për moshën”, tha Angellov.

Angellov tha se këtë vit janë të përgatitur për zjarret si kurrë më parë. Tre “air tractor”-ët e Drejtorisë janë servisuar, dy ende ndodhen në Zagreb dhe nuk janë sjellë në vend për shkak të stuhisë që ditëve të fundit ka goditur Kroacinë. Angellov tha se këtë vit Brigadat e Zjarrfikësve kanë 100 zjarrfikës më shumë të punësuar këtë vit. Dy pilotët e pensionuar kanë kontratë për operimin me “air tractor”-ët edhe këtë vit, dhe janë pranuar dy pilotë të rinj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.