☁️
Tiranë 15°C · Vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 87.54 ▼3.62%
ARI 4,138 ▲1.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,828 ▼ -1.65% ETH $2,123 ▼ -5.34% XRP $1.0973 ▼ -5.92% SOL $86.6900 ▼ -3.33%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 87.54 ▼3.62 % ARI 4,138 ▲1.56 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 87.54 ▼3.62 % ARI 4,138 ▲1.56 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Kosova

Ish-zyrtari amerikan Steinbaum: Specialja s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime

Jason Steinbaum, ish-zyrtar amerikan, ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk do të duhej të ngrihej dhe se katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan më rëndë se ata që kryen krime në Kosovë.

Jason Steinbaum, ish-zyrtar amerikan dhe ish-këshilltar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, ka deklaruar për Euronews Albania se Kosova nuk do të duhej ta kishte themeluar Gjykatën Speciale. Sipas tij, kjo gjykatë nuk do të duhej të ishte ngritur kurrë dhe çështjet që ajo trajtoi mund të ishin zgjidhur nga sistemi gjyqësor i Kosovës.

Duke komentuar dënimin prej 81 vjetësh burgim të shpallur ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së — Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit — Steinbaum tha se Specialja nuk i ka shqyrtuar si duhet provat. Sipas tij, që nga themelimi ishte kuptuar se gjykata nuk po shkonte drejt atyre që kanë kryer krime, por kishte si cak liderët e UÇK-së.

“Mund ta kishim bërë. Kjo gjykatë nuk duhej ngritur. Mund të ishte bërë, mund të ishte trajtuar nga sistemi gjyqësor i Kosovës, dhe ne duhet t’i tregonim Kosovës se kishim besim tek sistemi i saj i drejtësisë”, tha Steinbaum.

Ai shtoi se gjykata mund të kishte përndjekur edhe serbët që kryen pjesën dërmuese të krimeve gjatë luftës në Kosovë. Duke mos e bërë këtë, sipas tij, krijohet përfundimi se qëllimi ishte dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, jo i atyre që kryen krimet.

Steinbaum shprehu shpresën se shkalla e Apelit do të provojë se aktgjykimi dënues ishte i gabuar dhe se gjyqtarët e apelit do ta kthejnë dënimin.

Burimi: Klan Kosova

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.