Ish-zyrtari i policisë Uljan Shpataraku del sot në GJKKO për masën e sigurisë, u kap me biznesmenin Ergys Agasi në makinë
Pas Ergys Agasit, ish-zyrtari i lartë i Policisë, Uljan Shpataraku, do të përballet sot me Gjykatën e Posaçme për caktimin e masës së sigurimit. Seanca pritet të zhvillohet në orën 11:00.
Shpataraku është arrestuar nga autoritetet, pasi dyshohet se drejtonte automjetin me të cilin udhëtonte Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga drejtësia.
Ish-zyrtari i policisë akuzohet për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit.
Përballë gjykatës, prokuroria pritet të paraqesë kërkesën për masën e sigurimit ndaj tij, ndërsa Shpataraku do të njihet me akuzat dhe do të japë qëndrimin e tij.
Seanca e orës 11:00 pritet të përcaktojë masën e sigurimit që do të merret ndaj ish-zyrtarit të lartë të policisë.
Shpataraku gjithashtu hetohet edhe për dhunimin që i bëri stafit në hotelit në një hotel në bregdetin e jugut javë më parë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.