☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.21 ▼0.08%
ARI 4,816 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,595 ▲ +0.55% ETH $2,357 ▲ +2.01% XRP $1.3866 ▲ +2.26% SOL $84.7400 ▲ +1.46%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.21 ▼0.08 % ARI 4,816 ▼0.7 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.21 ▼0.08 % ARI 4,816 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ishmi, dy dosje hetimore. Italiani Guidi hetohet i lirë, por hetim edhe për nxjerrje sekreti

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar hetimet për dyshimet e trafikut ndërkombëtar të drogës të ngelur në tentativë, pas uljes së avionit “Piper” në grykëderdhjen e Ishmit. Por, ndërkohë, piloti italian i ndaluar gjatë ditës se enjte, për momentin zyrtarisht do të hetohet në gjendje të lirë për veprën e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Ky vendim i prokurorisë, mesa duket, është marrë për shkak të moshës së Guido Andrea Guidit, i cili është 69 vjeç, si edhe për shkak se kalimi i paligjshëm i kufirit konsiderohet si kundravajtje. Prokuroria i ka sekuestruar pasaportën shtetasit italian, çka do të thotë se ai e ka të ndaluar të lërë territorin shqiptar, pasi duhet të jetë në dispozicion të hetimeve që po zhvillohen.

Grupi i hetimit i dërgoi gjatë ditës kompanive celulare kërkesën për të marrë informacion mbi komunikimet e pilotit Guidi, në mënyrë që të vërtetojë se cilët ishin personat me të cilët ai ka folur pas uljes së avionit “Piper” në pistën e grykëderdhjes së Ishmit. Çka tregon se ai po hetohet edhe për pistën e trafikut të drogës në tentativë. Gjithashtu, në rrugë jozyrtare u tha se pritet informacion edhe nga autoritetet italiane për pilotin, e kaluara e të cilit rezulton problematike me ligjin.

Prokuroria nuk ka marrë ende vendim për ta larguar avionin e dëmtuar, pasi po kryhen rikqyrje të vendit të ngjarjes dhe për këtë arsye ai do të vijojë të ruhet nga policia.

Por, paralelisht ka edhe një hetim të tretë. Prokuroria po heton nxjerrjen e sekretit hetimor, katër personat që kanë marrë në pyetje pilotin italian, prokurori i çështjes, një efektiv i policisë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore. Kjo, pas daljes së informacionit në media mbrëmjen e së enjtes. Dyshimi është se lajmi ka dalë thuajse në kohë reale me dëshminë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.