🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $65,204 ▲ +0.15% ETH $1,924 ▲ +0.02% XRP $1.0423 ▼ -0.17% SOL $77.2300 ▲ +1.25%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Kosova

Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, i ka cilësuar si vazhdimësi të retorikës tensionuese deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Islami ka thënë se Vuçiqi, i cili sipas tij bart trashëgiminë politike të periudhës kur ishte ministër i Propagandës dhe Informacionit në kohën e regjimit të Slobodan Millosheviqit, po vazhdon me një qasje të tillë edhe në raport me Kosovën.

Sipas tij, pas lëvizjeve ushtarake pranë kufirit dhe incidenteve që kanë cenuar sigurinë, përfshirë sulmin në Banjskë dhe sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Ibër-Lepencit, fokusi i presionit tani është zhvendosur drejt Liqenit të Ujmanit.

“Deklarata e fundit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili mban trashëgiminë politike si ish-ministër i propagandës dhe informacionit në periudhën e Millosheviqit, përbëjnë një vazhdimësi të retorikës tensionuese”, ka deklaruar Islami.

Ai i ka cilësuar si teknikisht të parealizueshme paralajmërimet për devijimin e njëanshëm të rrjedhës së ujit, me qëllim që të vështirësohet jeta e qytetarëve.

Megjithatë, sipas Islamit, deklaratat e tilla përbëjnë përpjekje për të sfiduar autoritetin e institucioneve të Kosovës dhe për të penguar zbatimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit.

“Paralajmërimet për devijimin e njëanshëm të rrjedhës së ujit, me synim vështirësimin e jetesës së qytetarëve, janë teknikisht të parealizueshme. Megjithatë, kjo qasje shpërfaq një përpjekje të hapur për të sfiduar autoritetin legjitim të Republikës së Kosovës dhe për të penguar zbatimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e saj”, ka thënë ai.

Eksperti i sigurisë ka theksuar se Kosova, sipas tij, nuk duhet të tolerojë kërcënime apo forma të presionit ndaj institucioneve dhe qytetarëve.

“Epoka e tolerimit të shantazheve dhe e kërcënimeve asimetrike ka përfunduar. Sundimi i ligjit dhe siguria kombëtare do të zbatohen me vendosmëri, ku çdo individ do të jetë i barabartë përpara drejtësisë”, ka deklaruar Islami.

Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë për garantimin e stabilitetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Nuk do të lejohet asnjë status i privilegjuar për shkelësit e ligjit, ndërsa institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të garantojnë stabilitetin në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, ka përfunduar Islami./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.