🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 06 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.25 ▼3%
ARI 4,354 ▼3.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
₿ CRYPTO
BTC $61,288 ▼ -3.94% ETH $1,596 ▼ -9.7% XRP $1.1045 ▼ -5.51% SOL $64.2200 ▼ -6.6%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.25 ▼3 % ARI 4,354 ▼3.35 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.25 ▼3 % ARI 4,354 ▼3.35 %
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
06 Jun 2026
Breaking
Kronika

ISMET ELEZI, profesori i të drejtës PENALE shqiptare mbush sot 104 vjeç

I ka dhënë kaq shumë të drejtës Penale, e po aq shumë po i jep jetës së vet. Profesor ISMET ELEZI sot mbush plot 104 vjeç. Profesori dhe pedagogu i drejtësisë shqiptare u lind në Fterrë të Vlorës në 5 prill 1920. Ai ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm në konsolidimin e shkencës së të drejtës në përgjithësi, e të drejtës penale në veçanti, në vendin tonë.

Mban emrin e tij në formimin e mbi 6 dekadave të juristëve, botimeve të shumta në tekstet universitare, veprave shkencore dhe kanunin e Labërisë.

Ishte viti 1942 kur përfundoi Liceun e Tiranës me rezultate të lata. Dhe fitoi konkursin për të studiuar në Firence të Italisë në fakultetin e letërsi-filozofisë. Mbaroi vetëm vitin e parë atje, dhe menjëherë u kthye në vend për të marrë pjesë në luftën antifashiste.

Nga 1946 deri në 1951 përfundoi studimet në universitetin e Drejtësisë në Leningrad, sot St Petersburg. Dhe po në atë fakultet kryen studimet pasuniversitare nga viti 1957 deri në vitin 1960. Në vitin 1972 merr titullin Profesor nga Universiteti i Tiranës.

Profesori ka kryer punë kërkimore-shkencore për më shumë se 70 vjet. Ka botuar mbi 400 shkrime në shërbim të kulturës juridike shqiptare. Nga këto shkrime vlen të përmenden 14 tekste universitare, 27 vepra shkencore, 16 libra të tjerë me bashkautorë, artikuj, referate, kumtesa, etj.

Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh (Angli) në vitin 1998 e ka shpallur “Njeriu Ndërkombëtar në Shkencë”. Shoqata Ndërkombëtare e Penalistëve me qendër në Paris (Francë) e ka shpallur “Kryetar Nderi i grupit të Penalistëve në Shqipëri e në Kosovë”. Fakulteti Juridik në Prishtinë i ka dhënë Medaljen e Mirënjohjes për merita të veçanta. Kolegji Gjilan-Prishtinë i ka dhënë titullin “Doctor Honoris Causa”. Kolegji Evropian-Prishtinë i ka dhënë çmimin e ekselencës. Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë i ka dhënë medaljen “Nderi i Akademisë së Shkencave”. Ka certifikata të mirënjohjes nga disa institucione dhe shoqata të ndryshme.

Për Kanunin e Labërisë punoi më shumë se 30 vite. Kjo vepër u botua në 2006 dhe për shumë breza do të shërbejë për të drejtën zakonore.

ISMET ELEZI, profesori i të drejtës PENALE shqiptare mbush sot 104

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.