🌦️
Tiranë 27°C · Rrebesh i lehtë 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $80,555 ▼ -1.21% ETH $2,580 ▼ -2.34% XRP $1.3796 ▼ -4.31% SOL $108.2100 ▼ -3.32%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Kronika

Itali/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

Një 25-vjeçar shqiptar, banues në Torino, është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa dyshohet se po grabiste një banesë në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos, Itali.
Sipas mediave italiane, një grup prej të paktën 4-5 personash kishte hyrë në oborrin e banesës rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur pronari, i identifikuar si Roberto Mollo, i ka zënë në befasi dhe ka qëlluar disa herë me pistoletën që e posedonte në mënyrë të ligjshme. Si pasojë, 25-vjeçari shqiptar ka mbetur i vdekur, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende publik.
Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, Mollo, një mekanik dhe shofer kamioni për transportin e kafshëve, ndodhej i vetëm në banesën në pronësi të prindërve të tij, kur dëgjoi zhurma nga jashtë.
Pasi dyshoi se në pronë kishin hyrë persona të paautorizuar, ai doli për të parë situatën dhe, kur u përball me grupin në errësirë, mori pistoletën gjysmëautomatike dhe hapi zjarr.

Njëri prej personave mbeti i vrarë, ndërsa të tjerët u larguan nga vendngjarja. Ngjarja po hetohet nga autoritetet italiane për të sqaruar dinamikën e plotë të saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.