⛅
Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,683 ▼0.78%
DOW 51,466 ▼0.7%
NASDAQ 26,822 ▼0.91%
NAFTA 95.44 ▲3.28%
ARI 4,151 ▼3.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,340 ▼ -1.32% ETH $2,678 ▼ -0.48% XRP $1.4926 ▼ -1.47% SOL $118.7000 ▼ -2.52%
S&P 500 7,683 ▼0.78 % DOW 51,466 ▼0.7 % NASDAQ 26,822 ▼0.91 % NAFTA 95.44 ▲3.28 % ARI 4,151 ▼3.94 % S&P 500 7,683 ▼0.78 % DOW 51,466 ▼0.7 % NASDAQ 26,822 ▼0.91 % NAFTA 95.44 ▲3.28 % ARI 4,151 ▼3.94 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Bota

ITALI – Hiri vullkanik mbulon qiellin, kufizime në aeroportin e Katanias

KATANIA, 28 shtator /ATSH-DPA// – Aeroporti i Katanias në Sicili ka zgjatur kufizimet e fluturimeve për shkak të një reje të dendur hiri vullkanik nga mali Etna, i cili prej fundjavës ka shkaktuar probleme në trafikun ajror.

Autoritetet e aeroportit njoftuan se, për shkak të kufizimeve në nisje, të planifikuara të zgjasin deri në mesnatë, kompanitë ajrore po transferojnë pasagjerët drejt aeroporteve të tjera në Sicili, përfshirë Palermon dhe Comison.

Kufizimet e fluturimeve po shkaktojnë vështirësi për turistët që vizitojnë ishullin mesdhetar, ndërsa aktiviteti i Etnës ka sjellë në muajt e fundit disa herë ndërprerje ose kufizime të trafikut ajror në Katania.

Etna konsiderohet vullkani më aktiv në Evropë. Aktualisht, hi po del nga krateri verilindor i vullkanit dhe po zhvendoset drejt jugut nga erërat.

Sipas Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), një re tymi në ngjyrë të kuqërremtë dhe kafe është formuar mbi vullkan, duke arritur në disa momente një lartësi prej rreth 4 kilometrash.

Ekspertët e INGV-së kanë sqaruar se fenomeni nuk tregon për një fazë shpërthyese të menjëhershme.

Sipas tyre, bëhet fjalë për një dukuri tipike të aktivitetit të vullkanit, që lidhet me një proces të pastrimit të brendësisë së tij.

Vullkanologu Marco Neri e përshkroi procesin në mënyrë figurative si “një fshesë me korrent në të kundërt”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.