🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,710 ▼0.43%
DOW 51,640 ▼0.36%
NASDAQ 26,933 ▼0.5%
NAFTA 94.63 ▲2.4%
ARI 4,150 ▼3.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,913 ▼ -0.79% ETH $2,693 ▲ +0.03% XRP $1.5143 ▼ -0.4% SOL $120.0000 ▼ -1.7%
S&P 500 7,710 ▼0.43 % DOW 51,640 ▼0.36 % NASDAQ 26,933 ▼0.5 % NAFTA 94.63 ▲2.4 % ARI 4,150 ▼3.97 % S&P 500 7,710 ▼0.43 % DOW 51,640 ▼0.36 % NASDAQ 26,933 ▼0.5 % NAFTA 94.63 ▲2.4 % ARI 4,150 ▼3.97 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – BE vendos sanksione ndaj zyrtarëve rusë për përjashtimin e partisë opozitare nga zgjedhjet

BRUKSEL, 28 shtator /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj personave përgjegjës për përjashtimin e partisë kundër luftës “Yabloko” nga zgjedhjet parlamentare në Rusi.

Dhjetë persona janë shtuar të hënën në listën e gjatë të individëve dhe organizatave ndaj të cilëve BE-ja ka vendosur ngrirje të aseteve dhe ndalim udhëtimi për shkak të mbështetjes së tyre ndaj Kremlinit.

Në mesin e personave të sanksionuar janë disa gjyqtarë, përfshirë tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë në Moskë, si dhe një zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë.

Shtetet anëtare të BE-së kritikuan ashpër javën e kaluar zgjedhjet për Dumën e Shtetit, pas fitores së qartë të partisë “Rusia e Bashkuar”, e mbështetur nga Kremlini.

Sipas BE-së, autoritetet ruse kanë intensifikuar më tej represionin sistematik dhe institucional ndaj forcave demokratike të opozitës, brenda dhe jashtë vendit, me synim pengimin e tyre për të sfiduar status quo-në politike.

Në të njëjtën ditë, BE-ja vendosi sanksione të tjera ndaj personave dhe subjekteve të përfshira në përpjekjet e Rusisë për dëbimin dhe birësimin e detyruar të fëmijëve ukrainas.

Masat e reja prekin 10 persona dhe 17 subjekte e organizata, përfshirë autoritetin e turizmit të Moskës dhe dy kompani ruse që operojnë në fushën e argëtimit, turizmit dhe aktiviteteve për fëmijë.

Sipas BE-së, këto subjekte janë përfshirë në organizimin e aktiviteteve që kontribuojnë në indoktrinimin dhe integrimin e detyruar të të miturve ukrainas në identitetin, sistemin arsimor dhe strukturat shoqërore ruse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.