Kronika

Itali, kapen 5 ton drogë, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Policia financiare e qytetit të Breshias ka ekzekutuar gjatë natës së shkuar një superoperacion që ka çuar në sekuestrimin e 5 ton drogë të llojit heronië, kokainë, marijuanë e hashash.

99 persona janë arrestuar e totalisht 196 persona janë vënë nën hetim nga drejtësia italiane.

Personat e arrestuar janë pjesë e 5 organizatave kriminale me degëzime ndërkombëtare që furnizonin me drogë tregun dhe grupet e trafikantëve italianë.

Mes të arrestuarve janë dhe anëtarë të një organizate kriminale shqiptare, e cila kishte lidhje me mafiet italiane Ndragheta, Camorra e Sacra Corona Unita.

Policia italiane ka sekuestruar gjatë këtij operacioni të mira materiale si makina luksoze, barka e para cash në vlerë 1 milionë euro.

Pas dy vjet hetim, Policia financiare e Breshias ka finalizuar megaoperacionin antidrogë të koduar “Ring New” .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button