☁️
Tiranë 15°C · Vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 87.32 ▼3.86%
ARI 4,134 ▲1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,724 ▼ -1.84% ETH $2,121 ▼ -5.44% XRP $1.0971 ▼ -5.99% SOL $86.5500 ▼ -3.58%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 87.32 ▼3.86 % ARI 4,134 ▲1.44 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 87.32 ▼3.86 % ARI 4,134 ▲1.44 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Bota

ITALI – Sulm i mundshëm kibernetik ndaj DIA-s

ROMË, 9 nëntor /ATSH-ANSA) – Autoritetet italiane kanë nisur verifikimet pas dyshimeve për një sulm kibernetik ndaj Drejtorisë Hetimore Antimafia (DIA), institucionit përgjegjës për hetimin e krimit të organizuar.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në rrjetet sociale, një haker me pseudonimin ”weykofa” pretendon se ka vjedhur një arkiv me mbi 220 megabite të dhëna nga bazat e të dhënave të DIA-s dhe po përpiqet t’i shesë ato në dark web.

Arkivi thuhet se përmban rreth 300 skedarë.

Sipas të njëjtave pretendime, hakeri ka kërkuar një shpërblim financiar në Bitcoin në këmbim të të dhënave.

Deri tani, sulmi nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Teknikët e institucionit po verifikojnë nëse sistemet informatike janë komprometuar dhe nëse dokumentet janë vjedhur realisht.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, deklaroi se mbledhja e Komitetit Kombëtar për Rendin dhe Sigurinë Publike, e parashikuar për të martën, është thirrur për të shqyrtuar rreziqet që lidhen me sulmet kibernetike dhe jo për shkak të një emergjence aktuale.

Ai theksoi se autoritetet do të analizojnë ndikimin e këtyre incidenteve në sigurinë publike dhe rrezikun për personat e përfshirë.

Ministri përmendi gjithashtu shfaqjen në dark web të kërkesave për të dhëna që lidhen me personalitete të rëndësishme, përfshirë ministrin e Jashtëm, prokurorin e Romës dhe drejtuesin e Shërbimit të Policisë Postare.

Piantedosi nënvizoi se qëllimi është të kuptohet origjina e këtyre sulmeve, motivet dhe pasojat e mundshme, në mënyrë që të ndërmerren masat e nevojshme parandaluese. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.