☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.07 ▲0.17%
ARI 4,073 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,921 ▲ +0.99% ETH $2,352 ▲ +1.22% XRP $1.3312 ▲ +2.09% SOL $101.4100 ▲ +0.51%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.07 ▲0.17 % ARI 4,073 ▼0.03 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.07 ▲0.17 % ARI 4,073 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Sporti

Italianët vlerësojnë Shqipërinë: Ndeshja u vendos nga episodet

Italianët u larguan nga “Loro Boriçi” me tri pikët që u mundëson qëndrimin si koka në shortin për play off-et e botërorit rus. Por, në përfundim të takimit, ata nuk kursyen elozhet për kombëtaren shqiptare, ndërsa pranojnë se ndeshja u vendos nga episodet.
“Shqipëria po punon mirë dhe po paraqitet mirë, edhe pse u lodhën pas minutës së 70-të, ndoshta edhe për meritën tonë. I uroj mikut tim Panuçit të bëjë të njëjtën rrugë si mikut të italianëve, De Biasi”, deklaroi për SuperSport, trajneri italian, Gian Piero Ventura, duke shtuar se në shortin e fazës “play-off” nuk kam frikë nga asnjë kundërshtar.
Autori i golit pranoi se ndeshja u vendos nga një episod.
“Ndeshjet zgjidhen me episode! Deri në Madrid kemi luajtur mirë në këto kualifikuese. Por, tani jemi të përqendruar te ndeshjet e fazës “play-off”, tha Kandreva.
Parolo vlerësoi atmosferën, në fushë, shkallët e stadiumit dhe në gjithë Shkodrën.
“Shqipëria vrapoi shumë. Ishte një ndeshje e bukur, një stadium plot, por në një klimë futbolli. Është bukur të luash në një atmosferë të tillë. Më pëlqyen edhe duartrokitjet gjatë himnit italian, kështu që komplimente”, tha ai.
Chiellini deklaroi se kishte ardhur u përgatitur për të mbuluar Armando Sadikun, ndërsa flet edhe për ndërrimin e fanelës me Eros Grezdën.
“E kisha studiuar mirë Sadikun, që është një sulmues i mirë. Jam i lumtur për klimën që gjeta këtu, duket që jemi të mirëpritur. Fanelën e ndryshova me Grezdën, pasi ishim shumë afër në përfundimin e ndeshjes”, deklaroi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.