☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,007 ▼2.69%
DOW 49,252 ▼1.53%
NASDAQ 22,773 ▼4.05%
NAFTA 83.09 ▲1.27%
ARI 3,461 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $58,222 ▼ -3.02% ETH $1,642 ▼ -2.53% XRP $0.8965 ▼ -2.05% SOL $67.1100 ▼ -2.78%
S&P 500 7,007 ▼2.69 % DOW 49,252 ▼1.53 % NASDAQ 22,773 ▼4.05 % NAFTA 83.09 ▲1.27 % ARI 3,461 ▼3.63 % S&P 500 7,007 ▼2.69 % DOW 49,252 ▼1.53 % NASDAQ 22,773 ▼4.05 % NAFTA 83.09 ▲1.27 % ARI 3,461 ▼3.63 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Bota

IZRAEL – Knesseti miraton parimisht komisionin hetimor për sulmin e Hamasit të 7 tetorit 2023

TEL AVIV, 25 nëntor /ATSH-TPS/ – Knesseti miratoi sot me 65 vota pro dhe 50 kundër, në leximin paraprak, një projektligj për ngritjen e një komisioni shtetëror hetimor lidhur me sulmin e Hamasit të 7 tetorit 2023 dhe luftën që pasoi.

Nisma, e mbështetur nga familjarët e viktimave, synon të zbardhë rrethanat që çuan në kapjen e Izraelit të papërgatitur për sulmin, si dhe vendimet e marra nga drejtuesit politikë dhe ushtarakë gjatë konfliktit.

Projektligji është propozuar nga deputetja Orit Farkash-Hacohen, e cila deklaroi se qytetarët izraelitë meritojnë përgjigje për atë që ndodhi dhe se hetimi është i domosdoshëm për të parandaluar përsëritjen e një tragjedie të tillë.

Sipas nismës, komisioni do të përbëhet nga pesë anëtarë dhe do të shqyrtojë ngjarjet nga përfundimi i luftës në Gaza në vitin 2014 deri në kthimin e eshtrave të pengut të fundit izraelit të ndjerë, në janar 2026.

Ai do të duhet të publikojë një raport paraprak brenda një viti nga krijimi.

Komisionet shtetërore hetimore në Izrael kanë kompetenca të gjera, përfshirë thirrjen e dëshmitarëve, mbledhjen e provave dhe dhënien e rekomandimeve individuale për zyrtarët përgjegjës.

Anëtarët e tyre emërohen përmes sistemit gjyqësor, ndërsa rekomandimet nuk janë ligjërisht detyruese për qeverinë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu kundërshton krijimin e këtij komisioni, duke argumentuar se ai mund të jetë i njëanshëm politikisht.

Në vend të tij, ai ka propozuar një komitet alternativ, anëtarët e të cilit do të emëroheshin nga politikanët.

Aleatët e Netanyahut kritikuan projektligjin, duke pretenduar se hetimi mund të përqendrohet në mënyrë të padrejtë te strukturat e sigurisë dhe ushtria izraelite. Ministrja e Transportit, Miri Regev, deklaroi se nisma nuk synon zbardhjen e së vërtetës, por goditjen e ushtarëve.

Megjithatë, projektligji nuk parashikon në mënyrë specifike hetimin e ushtarëve apo nisjen e procedimeve penale ndaj tyre. Mandati i tij përfshin në mënyrë më të gjerë ngjarjet dhe vendimet që lidhen me sulmin e 7 tetorit dhe luftën që pasoi.

Gjatë sulmit të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez u vranë rreth 1 200 persona, ndërsa 252 shtetas izraelitë dhe të huaj u morën peng. Hetimet e brendshme të ushtrisë izraelite kanë evidentuar dështime operacionale, të inteligjencës dhe të komandimit, por nuk kanë shqyrtuar përgjegjësinë e drejtuesve politikë.

Projektligji duhet të kalojë edhe tri lexime të tjera në Knesset përpara se të miratohet përfundimisht dhe të hyjë në fuqi./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.