🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,447 ▼3.15%
DOW 52,091 ▼2.37%
NASDAQ 24,639 ▼4.26%
NAFTA 90.17 ▲2.33%
ARI 4,128 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $76,482 ▼ -5.11% ETH $2,268 ▼ -6.96% XRP $1.2447 ▼ -5.41% SOL $90.3800 ▼ -6.65%
S&P 500 7,447 ▼3.15 % DOW 52,091 ▼2.37 % NASDAQ 24,639 ▼4.26 % NAFTA 90.17 ▲2.33 % ARI 4,128 ▲1.34 % S&P 500 7,447 ▼3.15 % DOW 52,091 ▼2.37 % NASDAQ 24,639 ▼4.26 % NAFTA 90.17 ▲2.33 % ARI 4,128 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

IZRAEL – Shumica e ligjvënësve mbështesin Eisenkotin për formimin e qeverisë

TEL AVIV, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Një shumicë e ligjvënësve izraelitë kanë mbështetur ish-shefin e ushtrisë, Gadi Eisenkot, që t’i jepet mundësia e parë për të formuar qeverinë e ardhshme të vendit, ndërsa konsultimet me presidentin Isaac Herzog vazhduan edhe sot.

Gjithsej 67 nga 120 anëtarët e Knessetit mbështetën liderin e partisë qendrore “Yashar” për të nisur bisedimet për koalicion, pasi edhe “Lista e Përbashkët”, e dominuar nga arabët, shprehu gjithashtu mbështetjen e saj për të, raportuan mediet izraelite.

Megjithatë, kjo nuk garanton se Eisenkoti, rivali më i fortë i kryeministrit Benjamin Netanyahu, do të ketë sukses në formimin e qeverisë.

Atij, me gjasë, do t’i duhej mbështetja si e “Listës së Përbashkët”, ashtu edhe e partisë “Ra’am”.

Këto dy forca fituan gjithsej 19 vende në zgjedhjet e muajit të kaluar, duke dyfishuar pothuajse përfaqësimin e tyre të mëparshëm dhe duke siguruar një ndikim të konsiderueshëm në formimin e qeverisë së ardhshme.

Arritja e një marrëveshjeje për të siguruar shumicën mund të jetë e vështirë, pasi dy nga aleatët e Eisenkotit e kanë përjashtuar më parë mundësinë e bashkëpunimit me partitë arabe.

E ardhmja politike e Izraelit mbetet e pasigurt pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, të cilat nuk i dhanë shumicën asnjërit prej blloqeve kryesore – kampit të krahut të djathtë të Netanyahut apo aleancës qendrore të Eisenkotit.

Partia “Likud” e Netanyahut fitoi numrin më të madh të vendeve në Knesset-in me 120 anëtarë, duke siguruar 27 mandate, e ndjekur nga partia “Yashar” e Eisenkotit me 21 mandate.

Presidenti Herzog ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e partive që nga mbrëmja e së mërkurës; çdo partie i është dhënë mundësia të propozojë një kandidat për t’u ngarkuar me detyrën e formimit të qeverisë.

Ai pritet të takohet me përfaqësuesit e “Likud”-it dhe “Yashar”-it të enjten në mbrëmje.

Më pas, presidenti do të përcaktojë kandidatin që, sipas tij, ka shanset më të mira për të siguruar një shumicë parlamentare.

Personi në fjalë nuk është e thënë të jetë domosdoshmërisht lideri i partisë më të madhe.

Eisenkoti pritet të jetë i pari që do të marrë këtë mundësi, duke pasur parasysh mbështetjen e fortë që ka marrë.

“Lista e Përbashkët” deklaroi se mbështetja për Eisenkotin ka qenë një vendim i vështirë, sipas një njoftimi të cituar nga mediat izraelite.

“Megjithëse jemi të vendosur ta largojmë Netanyahun, kampi opozitar i udhëhequr nga Eisenkot deri më tani nuk ka treguar gatishmërinë e nevojshme për t’u marrë me politikat e Netanyahut dhe për të luftuar nxitjen e urrejtjes ndaj qytetarëve arabë”, citohet të ketë thënë aleanca, sipas portalit të lajmeve Ynet.

Partia ”Likud” e Netanyahut i akuzoi partitë arabe për mashtrim zgjedhor – pretendime këto që më pas u hodhën poshtë nga policia dhe autoriteti zgjedhor.

Në mesazhin e tij të parë me video, të publikuar pas zgjedhjeve të mërkurën në mbrëmje, Netanyahu sulmoi sërish partitë arabe, duke paralajmëruar kundër një qeverie “që varet nga islami ekstremist dhe partitë islamiste”.

Netanyahu, kryeministri me mandatin më të gjatë në historinë e Izraelit, synon të sigurojë një mandat të shtatë./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.