☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 02 September 2026
S&P 500 7,640 ▲0.12%
DOW 52,990 ▲0.42%
NASDAQ 26,100 ▲0%
NAFTA 89.52 ▼0.78%
ARI 4,395 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $76,737 ▼ -1.4% ETH $2,385 ▼ -2.42% XRP $1.3269 ▼ -3.24% SOL $98.3100 ▼ -3.62%
S&P 500 7,640 ▲0.12 % DOW 52,990 ▲0.42 % NASDAQ 26,100 ▲0 % NAFTA 89.52 ▼0.78 % ARI 4,395 ▼0.03 % S&P 500 7,640 ▲0.12 % DOW 52,990 ▲0.42 % NASDAQ 26,100 ▲0 % NAFTA 89.52 ▼0.78 % ARI 4,395 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Maqedonia

Janevska: Në ditët e nxehta shkollat duhet të respektojnë protokollet, orët shkurtohen vetëm në fazën e verdhë

“Mësimi në ditët e nxehta duhet të organizohet në përputhje me protokollin për veprim në rast të temperaturave shumë të larta. Protokollet janë publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe u janë dorëzuar të gjitha shkollave”, deklaroi ministrja Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse orët mësimore do të shkurtohen për nxënësit gjatë ditëve me temperatura shumë të larta.

Ajo theksoi se ndryshimeve klimatike nuk mund t’u shpëtojmë dhe se temperaturat e larta janë një sfidë për fëmijët në Evropë dhe në mbarë botën.

“Por kjo nuk do të thotë se fëmijët tanë nuk duhet të mësojnë. Ajo që duhet bërë është respektimi i protokolleve. Drejtuesit e shkollave dhe mësuesit duhet t’i përshtatin aktivitetet me kushtet. Nëse është nxehtë, nuk do të zhvillojnë edukatë fizike, por do të kenë pushim, art figurativ, muzikë apo aktivitete të tjera”, tha Janevska.

Sipas saj, protokollet përcaktojnë edhe kur duhet të hapen dhe mbyllen dritaret, si dhe cilat aktivitete duhet të zhvillojnë nxënësit në kushte të temperaturave të larta.

Lidhur me mundësinë e pajisjes së shkollave me kondicionerë, Janevska tha se ato do të sigurohen kur shteti të ketë mundësi t’i pajisë të gjitha shkollat.

“Po veprojmë sipas prioriteteve dhe po bëjmë shumë. Besoj se në një periudhë të afërt nuk do të përballemi me një sfidë të tillë”, shtoi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.