🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.26 ▼7.55%
ARI 3,957 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,982 ▼ -0.9% ETH $2,257 ▲ +0.2% XRP $1.2511 ▲ +0.53% SOL $92.1500 ▼ -1.23%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Janevska uron përfundimin e vitit shkollor: Ishte më i mirë se ai paraprak, prioritet mbetet interesi i nxënësve

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, i ka uruar nxënësit dhe stafit arsimor për përfundimin e vitit shkollor 2025/2026. Janevska thotë se ky vit ishte më i mirë se ai paraprak dhe janë sjellë shumë risi në procesin edukativo-arsimor, në interes të nxënësve, mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesionalë, si dhe të prindërve dhe kujdestarëve.

“Falënderim për të gjithë për mbështetjen dhe pranimin e ndryshimeve. Jam e bindur se tashmë po i shohim rezultatet e para pozitive, të cilat paraqesin motiv shtesë për të vazhduar me avancimin e sistemit arsimor. Të gjithë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme i përgëzoj për sukseset e arritura. U dëshiroj pushime të bukura verore, të mbushura me çlodhje, shoqërim dhe kujtime të paharrueshme. Besoj se do të gjejnë kohë edhe për leximin e literaturës, për fitimin e njohurive të reja dhe për zhvillimin e aftësive personale.Kompjuterët dhe mjetet digjitale që i kanë në dispozicion le t’i përdorin me mençuri për të mësuar, hulumtuar dhe zbuluar mundësi të reja”.

“Mësimdhënësit janë dhe mbeten shtylla më e rëndësishme e arsimit cilësor. Me përkushtim dhe profesionalizëm të madh, ata e realizuan procesin mësimor dhe ua përcollën dijen nxënësve të tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Për të nxitur më tej motivimin dhe kreativitetin e tyre, kemi marrë vendim për rritje të re të pagave prej 7,5 për qind, me ç’rast rritja kumulative gjatë dy viteve të fundit tejkalon 20 për qind”.

“Paralelisht investuam në përmirësimin e kushteve për mësimdhënie dhe punë, por edhe në krijimin e mundësive për zhvillim profesional dhe në karrierë. Realizuam thirrje të reja për avancimin e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë në titujt mentor dhe këshilltar në arsimin fillor, ndërsa për herë të parë kjo mundësi u mundësua edhe në arsimin e mesëm”, thotë Janevska.

Ajo më tej thotë se interesi më i mirë i nxënësve është prioriteti i përbashkët dhe mbetet në qendër të gjithçkaje që bëjmë.

“Falënderim të veçantë u drejtoj edhe prindërve dhe kujdestarëve. Përkushtimi dhe kujdesi i tyre pasqyrohen më së miri përmes zhvillimit dhe sjelljes së fëmijëve. Në vitin e ardhshëm shkollor pres edhe më shumë proaktivitet dhe bashkëpunim, veçanërisht në përballjen me sfidën e dhunës mes bashkëmoshatarëve. Secili prej nesh ka një rol po aq të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt, të qetë dhe nxitës”.

“Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës e pret një verë e ngarkuar me punë. Janë në zhvillim e sipër disa procese të rëndësishme, të cilave u jemi përkushtuar plotësisht – realizimi i provimit shtetëror të maturës, regjistrimet në arsimin e mesëm, furnizimi me tekste të reja shkollore, hartimi i programeve të reja mësimore, përshpejtimi i digjitalizimit, si dhe përfundimi i disa investimeve infrastrukturore”, thotë Janevska.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.