☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,443 ▼0.19%
DOW 51,839 ▼0.59%
NASDAQ 25,508 ▼0.05%
NAFTA 82.48 ▲0%
ARI 4,079 ▲1.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $65,938 ▲ +3.12% ETH $1,936 ▲ +4.58% XRP $1.1346 ▲ +4.58% SOL $78.6300 ▲ +3.87%
S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.48 ▲0 % ARI 4,079 ▲1.57 % S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.48 ▲0 % ARI 4,079 ▲1.57 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Bota

JAPONI – Kryebashkiakja hyn në histori, bëhet gruaja e parë në detyrë që merr leje lindjeje

– Kryebashkiakja e qytetit Yawata në Japoninë perëndimore u bë sot gruaja e parë që drejton një bashki në vend, dhe merr zyrtarisht leje lindjeje, një vendim që ka sjellë si mbështetje ashtu edhe kritika, sipas “Reuters”.

Shoko Kawata, 35 vjeçe, e zgjedhur në vitin 2023 si kryebashkiakja më e re në historinë e qytetit, tha se kishte planifikuar të bëhej nënë, por zbuloi se për kryetarët e bashkive nuk ekzistonte asnjë rregull për lejen e lindjes.

Ndërsa punonjësit e bashkisë kanë të drejtë për 16 javë leje lindjeje, për postin e kryebashkiakut nuk kishte një procedurë të tillë.

Për këtë arsye, Kawata u detyrua të krijonte një rregull të ri për pozicionin e saj.

“U habita kur mësova se jam kryebashkiakja e parë që merr leje lindjeje. Kjo tregon se deri tani nuk ka pasur shumë gra të reja apo gra në përgjithësi në poste të tilla drejtuese”, tha ajo.

Para se të largohej me leje, Kawata mori pjesë në një festival tradicional japonez, por për shkak të shtatzënisë së avancuar nuk hipi mbi faltoren portative të festivalit, siç kërkon tradita, por e ndoqi atë duke ecur pas saj.

Vendimi i saj, ka hapur debat në Japoni për barazinë gjinore dhe rolin e grave në politikë.

Vendi renditet ndër më të dobëtit mes vendeve të zhvilluara, për përfaqësimin politik të grave.

Kawata tha se Japonia ka nevojë për reforma të mëtejshme, sidomos përballë rënies së numrit të lindjeve dhe plakjes së popullsisë.

Sipas saj, shoqëria duhet të krijojë kushte që njerëzit, edhe ata në poste drejtuese, të mos kenë frikë të bëhen prindër.

Shumica e banorëve të Yawata, e mbështetën vendimin e saj, por disa të tjerë kritikuan faktin që ajo do të vazhdojë të marrë pagën e plotë gjatë lejes së lindjes.

Kawata tha se u zhgënjye nga disa komente negative në internet, ku disa persona e akuzuan se po e përdorte postin, vetëm për të marrë leje lindjeje. Foshnja e saj pritet të lindë në shtator. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.