⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,007 ▼ -0.45% ETH $2,244 ▼ -0.28% XRP $1.1661 ▼ -3% SOL $89.9600 ▼ -0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

JEMEN – Forcat qeveritare dhe aleatët sulmojnë pozicionet e rebelëve Houthi

SANA, 22 shtator /ATSH-DPA/- Forcat qeveritare të Jemenit dhe aleatët e tyre po vazhdojnë luftimet e ashpra kundër rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani.

Sipas qeverisë së Jemenit, sot janë kryer sulme ajrore ndaj pozicioneve të rebelëve Houthi në provincën Taiz dhe në qytetin portual Mokha, në brigjet e Detit të Kuq. Sulmet kanë shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Televizioni “Al-Masirah”, i lidhur me rebelët Houthi raportoi se shtatë persona, mes tyre dy fëmijë, u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore saudite në Mokha.

Televizioni akuzoi koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite se kishte sulmuar ndërtesa banimi. Këto pretendime nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

“Al-Masirah” raportoi gjithashtu sulme me raketa nga Arabia Saudite në provincën veriore Saada, e cila konsiderohet një nga zonat kryesore ku rebelët Houthi kanë bazat e tyre.

Luftimet në Jemen janë përshkallëzuar sërish gjatë javëve të fundit, në një kohë kur në rajon po zhvillohet lufta me Iranin.

Arabia Saudite po mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, në luftën kundër Huthive dhe drejton një koalicion ushtarak që ndihmon qeverinë jemenase.

Nga ana tjetër, rebelët Houthi kanë kryer sërish sulme ndaj Arabisë Saudite që nga përshkallëzimi i fundit i konfliktit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.