☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 92.41 ▲0.61%
ARI 4,201 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,428 ▲ +0.46% ETH $2,554 ▲ +2.04% XRP $1.4028 ▲ +0.58% SOL $111.4500 ▲ +1.82%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.41 ▲0.61 % ARI 4,201 ▼0.36 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.41 ▲0.61 % ARI 4,201 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Kronika

Jep dorëheqjen drejtori i Burgjeve, Kupi: Pas shtatë muajsh vendosa që…

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra ditën e sotme, 12 tetor, pas shtatë muajsh në krye të këtij institucioni. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kupi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka folur për sfidat me të cilat është përballur gjatë kësaj periudhe, punën e bërë dhe arsyetimin e vendimit për t’u larguar.

Në reagimin e tij, Kupi thekson se drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nuk ka qenë një periudhë e lehtë, për shkak të problemeve dhe përgjegjësive që kërkonin zgjidhje të shpejta.

“Pas shtatë muajsh në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kam vendosur të jap dorëheqjen nga kjo detyrë”, shkruan ai.

Më tej, Kupi shprehet se gjatë kësaj periudhe është përballur me situata që kërkonin vendime të vështira dhe ndërhyrje të menjëhershme. Sipas tij, përpjekjet janë përqendruar në përmirësimin e funksionimit të sistemit të burgjeve dhe rritjen e sigurisë.

“Gjatë këtyre muajve, puna ime është përqendruar në forcimin e sigurisë, përmirësimin e administrimit dhe modernizimin e sistemit penitenciar”, thuhet në reagimin e tij.

Ai shton se ndër prioritetet kryesore kanë qenë rritja e përgjegjshmërisë së punonjësve, mbështetja e profesionalizmit të tyre dhe përmirësimi i kushteve për personat që vuajnë dënimin.

Kupi ka vënë theksin edhe te trajtimi i të burgosurve dhe respektimi i të drejtave të tyre, duke argumentuar se një sistem modern nuk duhet të vlerësohet vetëm nga siguria, por edhe nga mundësitë që u ofron personave të dënuar për t’u rehabilituar dhe për t’u rikthyer në shoqëri.

“Besoj se një sistem penitenciar modern matet edhe me mënyrën se si i trajton njerëzit, me respektimin e të drejtave të tyre, me transparencën dhe me mundësitë reale që u jep për t’u rehabilituar e për t’u rikthyer në shoqëri”, shkruan ai.

Në mesazhin e tij, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka përmendur edhe kritikat dhe kundërshtimet me të cilat është përballur gjatë ushtrimit të detyrës, pa dhënë detaje konkrete për rastet që ka pasur parasysh.

“Ka pasur edhe kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë”, shprehet Kupi, duke shtuar se është përpjekur t’i dëgjojë kritikat dhe të vijojë punën pavarësisht pengesave.

Ai ka falënderuar Ministrinë e Drejtësisë, në veçanti ministrin Toni Gogu, për besimin dhe bashkëpunimin, si dhe drejtuesit, punonjësit e sistemit penitenciar dhe bashkëpunëtorët që e kanë mbështetur gjatë këtyre muajve.

Në përfundim të reagimit, Kupi shprehet se largohet me respekt për përgjegjësinë që i është besuar dhe me dëshirën që puna e nisur të vijojë.

“Largohem nga detyra me respekt për përgjegjësinë që më është besuar dhe me dëshirën që puna e nisur të vijojë në shërbim të një sistemi penitenciar më të sigurt, më të drejtë dhe më njerëzor”, përfundon ai.

Kujtojmë se Adriatik Kupi, mori detyrën në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve në fillim të muajit prill, pas largimit të Klevis Qoses.

Ai ka mbajtur më herët postin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë dhe ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.