Kronika
Jep dorëheqjen Sokol Berberi
Ditën qe Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin e vettingut është mësuar se nje prej anëtareve te kësaj trupe, Sokol Berberi ka dhëne dorëheqjen.
Mësohet se letra e dorëheqjes nga gjyqtari Berberi është depozituar ne 15 shtator pranë Gjykatës Kushtetuese, dhe iu është vene ne dispozicion edhe presidentit te Republikës dhe Parlamentit.
Vete Sokol Berberi i kontaktuar nga Vizion Plus ka sqaruar se dorëheqja nuk ka lidhje me çështjen e Vettingut te marre ne shqyrtim sot nga gjykata.
Zëvendësimi i Berberit ne kete post bllokohet per shkak te ligjit te Vettingut, pasi çdo kandidat duhet te kaloje skanerin para se te shkoje ne Gjykatën Kushtetuese.