☁️
Tiranë 15°C · Vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 87.54 ▼3.62%
ARI 4,138 ▲1.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,828 ▼ -1.65% ETH $2,123 ▼ -5.34% XRP $1.0973 ▼ -5.92% SOL $86.6900 ▼ -3.33%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 87.54 ▼3.62 % ARI 4,138 ▲1.56 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 87.54 ▼3.62 % ARI 4,138 ▲1.56 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Kosova

“Jo në emrin tim!”: Nata e 8-të e protestës në Prishtinë, qytetarët njëzëri kundër vendimit të Speciales

Nata e tetë e protestës "Jo në emrin tim" në sheshin "Skënderbeu" — mijëra qytetarë vazhdojnë çdo natë që nga 16 shtatori kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Edhe sonte, e mërkurë, 23 shtator, sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë pritet të mbushet sërish me qytetarë që protestojnë kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është nata e tetë e protestës “Jo në emrin tim”, sipas njoftimit nga faqja zyrtare e protestës, ndërsa si çdo natë tjetër, tubimi nis në ora 21:00.

Protesta ka mbledhur mijëra qytetarë në shesh çdo natë që nga 16 shtatori, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit me të cilin Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet.

Me pankarta ku shkruhet “LIRIA KA EMËR” dhe thirrje kundër asaj që protestuesit e quajnë padrejtësi, qytetarët kanë deklaruar njëzëri se vendimi nuk është marrë në emrin e tyre. Atmosfera në shesh ka qenë paqësore, me pjesëmarrës të të gjitha moshave që i janë bashkuar tubimit natë pas nate.

Protesta “Jo në emrin tim” pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa organizatorët i ftojnë qytetarët t’i bashkohen çdo natë në ora 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Burimi: Klan Kosova

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.