☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,737 ▲0.8%
DOW 53,675 ▲0.39%
NASDAQ 26,525 ▲1.51%
NAFTA 82.87 ▲0.78%
ARI 4,664 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,690 ▲ +2.74% ETH $2,524 ▲ +2.46% XRP $1.4616 ▲ +4.82% SOL $108.1100 ▲ +11.42%
S&P 500 7,737 ▲0.8 % DOW 53,675 ▲0.39 % NASDAQ 26,525 ▲1.51 % NAFTA 82.87 ▲0.78 % ARI 4,664 ▲0.24 % S&P 500 7,737 ▲0.8 % DOW 53,675 ▲0.39 % NASDAQ 26,525 ▲1.51 % NAFTA 82.87 ▲0.78 % ARI 4,664 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Politika

“Jo ulje pa fund të çmimit”/ Kryeministri: Nuk ulim naftën, të rrisim energjinë

Kryeministri Edi Rama, e vijoi shpjegimin e Paketës së Rezistencës, me disa përfaqësues të biznesit të vogël në Durrës, nga ku tha se kërkesat e protestuesve janë të parealizueshme. E çojnë shtetin drejt një falimentimi. Të tilla falimentime nuk i mungojnë historisë së shtetit shqiptarë siç ishte  vitit i mbrapsht 1997.

Edi Rama: Deri dje e kishim ne naftën më të lartë për arsye që i kemi shpjeguar 1.000 herë. Sot  ka ndryshuar gjëja por jo se e vendosi qeveria. Se po të shikoni të gjithë grafikun e rritjes së çmimit është komplet i përputhur. Nëse ne do të ulnim edhe taksat e naftës siç thonë, pa u futur në ato të ushqimeve etj etj se pastaj do të shkonim në falimentim menjëherë.

Edi Rama ngulmoi se nuk ka ndërmend të përsërisë modelin qeverisës të para-ardhësit të tij Berisha.

Edi Rama: Ai që i bën këto nuk është udhëheqës i popullit të vet. Ai që i bën këto është nga ata udhëheqës që e marrin në qafë popullin e tyre. Dhe udhëheqës që e kanë marrë në qafë popullin e tyre i kemi gjallë akoma sot midis nesh që i hodhën me kokë në ato gropat e mëdha të Sudeve dhe Vebive.

Në ditën kur çmimi i naftës pësoi një tjetër ulje, Edi Rama përsëriti se nëse qeveria, do të heqë  taksat e naftës siç i  kërkohet,  atëherë barra do ti kalonte rritjes të çmimit të energjisë elektrike.

Edi Rama: Ne nuk mund të rrisim çmimin e energjisë për të ulur çmimin e naftës për ata që kanë vetura se ata që kanë vetura shkojnë në shtëpi e kanë familje. Janë prindër që paguajnë faturën e energjisë atje. Le ta marrim 95.000 biznese të vogla 1 njeri të iki nga puna 95.000 të papunë brenda 1 muaji më një faturë. Me 1 faturë 95.000 njerëz ne i nxjerrim në rrugë. Për çfarë? Për të hequr taksën e karburantit të atyre që ulërinë atje e shajnë e mallkojnë e sajojnë fakte të paqena.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.