☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,700 ▼ -2.35% ETH $2,401 ▼ -3.01% XRP $1.3236 ▼ -2.74% SOL $104.3700 ▼ -2.74%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

”Jostabiliteti i menaxhuar” dhe paaftësia e kryeministrit për të prodhuar të ardhmen

Në vazhdim të një shkrimi të Veton Surroit:

Nga LUAN RAMA

Ka një ligj të pashkruar të historisë politike: pushtetet nuk fillojnë të bien atëherë kur humbin zgjedhjet.
Ato fillojnë të bien në çastin kur humbin aftësinë për të prodhuar të ardhmen.

Pikërisht në atë moment ndryshon edhe natyra e qeverisjes.
Politika pushon së qeni projekt për shoqërinë dhe shndërrohet në mekanizëm vetëmbrojtjeje.

Analiza e Veton Surroit në shkrimin “Flamingoja e Partisë” (koha.net) ngre një tezë që meriton të zhvillohet më tej.

Nëse ai identifikon hyrjen e Shqipërisë në fazën e “jostabilitetit të menaxhuar”, pyetja që shtrohet është edhe më e rëndë: çfarë ndodh kur një kryeministër humbet aftësinë për të prodhuar të ardhmen dhe investon gjithë energjinë politike në administrimin e krizës?

Përpjekja për administrimin e krizës nuk është vetëm një teknikë qeverisjeje.

Është fundi i një filozofie politike.

Në fillesat e saj, çdo qeveri jeton nga premtimi.

Premtimi për zhvillim.

Premtimi për drejtësi.

Premtimi për modernizim.

Premtimi për një të ardhme më të mirë.

Në Shqipëri këto premtime morën forma shumë konkrete: ujë të pijshëm në çdo shtëpi, shëndetësi falas, rrugë të rregulluara, kanale të hapura, vende pune dhe një shtet që do të ishte më pranë qytetarit.

Legjitimiteti buron nga besimi se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja.

Por qeveritë që qëndrojnë gjatë në pushtet, konsumojnë gradualisht kapitalin e tyre politik. Pas trembëdhjetë vitesh në qeverisje, çdo premtim kthehet në detyrim, reforma në rutinë dhe suksesi në normalitet.

Në këtë pikë lind paradoksi.

Qeveria nuk prodhon më të ardhmen.

Ajo fillon të administrojë të tashmen.

Dhe kur nuk arrin të ndryshojë realitetin, përpiqet të ndryshojë mënyrën se si ai perceptohet.

Në këtë pikë përgjegjësia nuk mund të shpërndahet në mënyrë anonime mbi administratën apo mbi institucionet. Ajo ka një emër politik: Kryeministri Edi Rama.

Pas më shumë se një dekade në pushtet, modeli i qeverisjes mban vulën e tij.

Sukseset janë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.