Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 82.03 ▲0.96%
ARI 4,428 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $62,880 ▼ -1.09% ETH $1,878 ▼ -0.33% XRP $1.0014 ▼ -0.44% SOL $75.5300 ▼ -0.4%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.03 ▲0.96 % ARI 4,428 ▲0.17 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.03 ▲0.96 % ARI 4,428 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Bota

Jülide Yazici në Apel për masën e arrestit, mësuesja turke kërkon arrest shtëpie

Të hënën pritet të zhvillohet në Gjykatën e Apelit seanca për Jülide Yazici, mësuesen turke të arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimin drejt Turqisë.

Yazici do të ankimojë masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa përmes avokatit të saj do të kërkojë zëvendësimin e saj me “arrest shtëpie”, të paktën deri në përfundimin e procedurave të ekstradimit.

Aktualisht, 32-vjeçarja ndodhet në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit.

Mësuesja turke, e cila ka statusin e refugjates politike në Francë, kishte mbërritur në Shqipëri për të kaluar një javë pushimesh. Ajo u arrestua më 4 gusht në Rinas, pasi rezultonte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, përmes një njoftimi të kuq të Interpolit.

Sipas dokumenteve të dosjes, Yazici është dënuar nga autoritetet gjyqësore turke me 4 vite e 2 muaj burgim për veprat penale “dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në organizatë terroriste”. Nga ky dënim, sipas vendimit, i kanë mbetur për të vuajtur 3 vite, 5 muaj e 22 ditë.

Në dokumentet e drejtësisë shqiptare thuhet se arrestimi u krye nga shërbimet e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Rinas, pasi 32-vjeçarja rezultonte në kërkim ndërkombëtar.

Pas arrestimit, Drejtoria e Interpolit pranë Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit njoftoi Prokurorinë e Përgjithshme dhe i përcolli informacionin lidhur me rastin. Më pas, praktika iu dërgua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Prokuroria, pasi verifikoi kushtet paraprake për ekstradimin, kërkoi vleftësimin e ligjshëm të arrestit provizor dhe caktimin e një mase sigurie ndaj shtetases turke.

Tashmë çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit, ku mbrojtja do të tentojë të ndryshojë masën e sigurisë dhe ta lërë Yazicin në arrest shtëpie, ndërsa autoritetet vijojnë procedurat për ekstradimin e saj.

Rasti ka shkaktuar reagime dhe mobilizim edhe në Francë, ku aktivistë dhe mbështetës të saj kundërshtojnë mundësinë e ekstradimit drejt Turqisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.