☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,644 ▼1.29%
DOW 51,901 ▼0.53%
NASDAQ 26,082 ▼2.36%
NAFTA 99.18 ▲2.78%
ARI 4,177 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,146 ▼ -1.56% ETH $2,407 ▼ -1.82% XRP $1.2937 ▼ -3.71% SOL $103.0100 ▼ -2.83%
S&P 500 7,644 ▼1.29 % DOW 51,901 ▼0.53 % NASDAQ 26,082 ▼2.36 % NAFTA 99.18 ▲2.78 % ARI 4,177 ▲0.15 % S&P 500 7,644 ▼1.29 % DOW 51,901 ▼0.53 % NASDAQ 26,082 ▼2.36 % NAFTA 99.18 ▲2.78 % ARI 4,177 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kryeartikull

Ka gjithmonë kohë për t’u turpëruar

Ylli Dylgjeri

“Jam kampion dhe besoj te kampionët!”

Për të marrë këtë “slogan kampioni” u nisa në Qershor të vitit 2005 me një ekip televizioni në Gjermani. Aty na priste kampioni i Europës në boks Luan Krasniqi. Slogani na duhej për kolonën publicitare të propagandës në zgjedhjet e vitit 2005. Slogani duhej për të treguar forcën Nanos si udhëheqës i socialistëve në zgjedhjet e vitit 2005.

Por… boksieri kosovar Krasniqi, pas shumë bisedimesh e negociatash në Berlin, nuk e tha kurrë këtë fjali. Presioni mbi të ishte i lartë. Nuk e lanë më saktë ta thoshte atë lobet e djathta kosovare të atashuar pranë tij.

Aq shumë u kontraktua boksieri kampion sa edhe dorezat e kuqe të boksit që i bleu si dhuratë për Fatos Nanon, kërkoi sërish ti zëvëndësonte me ngjyrën blu. Por, Krasniqi nuk u thye. Krasniqi ruajti bindjet e tij. Krasniqi së fundi i shiti dhe transmetimin e ndeshjes së radhës medias shqiptare. E bëri hapur dhe pa droje.

E tregova këtë histori pasi dëgjova përshëndetjen e Fatos Nanos në Kongresin e Socialistëve.

Një shprehje thotë: ka gjithmonë kohë për tu turpëruar. Dhe ky ishte një turp i tij. Më trishtoi sërish qëndrimi. Më shumë se një plak servil, Nano u lëpi, u përul, u rigjunjëzua përpara udhëheqësit të korrupsionit dhe skandaleve të së Majtës në vitet që po jetojmë.

Nga koha kur kam punuar pranë tij si Drejtor i Informacionit dhe Mardhënieve Publike, kujtoj përplasjet, sharjet, “grushtat”, konfliktet e tij me Ramën. Kujtoj një marrëdhënie që na imponoi edhe ne vartësve të tij në urrejtje të pakthyeshme për Ramën kryetar Bashkie. Por nuk u ndalën këtu. Lufta shkoi deri në ndarje ose siç e thotë vetë Rama, “e vrava babanë politik”.

Vitet kaluan dhe fjalët e përshëndetjes treguan Nanon e vërtetë. Dhe Ramës i duhej ky Nano. I duhej për të treguar vazhdimësinë, unitetin e brezave, vjetërsinë dhe markën nga vinte PS. Fatos Nano ia mundësoi. Nano e stampoi sërish edhe një dekadë Ramën.

Atë çka nuk e deklaroi boksieri Krasniqi për Nanon, e deklaroi me fjalë të tjera Nano për Ramën. Gjithshka u pa në publik. Nuk u pa vetëm fatura. Krasniqi ishte më transparent. Ndeshja e boksit na u shit 50 mijë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.