☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.63 ▲2.55%
ARI 4,097 ▼1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,641 ▼ -2.52% ETH $2,397 ▼ -3.47% XRP $1.3201 ▼ -3.08% SOL $104.2400 ▼ -2.86%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.63 ▲2.55 % ARI 4,097 ▼1.28 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.63 ▲2.55 % ARI 4,097 ▼1.28 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Kakomenë e mbrojmë me gjak”, protestuesit shembin rrethimin dhe shkulin kabinat

Qindra banorë, emigrantë të ardhur nga Greqia dhe qytetarë nga zona të ndryshme të vendit u mblodhën këtë të diel në Gjirin e Kakomesë, në një protestë që u shndërrua në një akt simbolik të asaj që ata e quajtën “çlirimi i Kakomesë” pas më shumë se dy dekadash konfliktesh për pronësinë.

Mes thirrjeve “Kakomeja toka jonë, e mbrojmë me gjak”, protestuesit që pretendojnë pronësinë shembën muret rrethuese, shkulën telat me gjemba, rrëzuan kabinat e rojeve dhe hoqën çdo gjurmë të rrethimit.

Pamjet e sjella nga protesta treguan dhjetëra qytetarë që hynin në zonë duke valëvitur flamuj kombëtarë, ndërsa deklaronin se po rikthenin në duart e banorëve tokat që, sipas tyre, u përkasin prej brezash.

Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë ishte hequr edhe porta kryesore në hyrje të gjirit, ndërsa protesta e së dielës shënoi kulmin e mobilizimit të banorëve të Nivicës dhe zonave përreth, të cilët prej vitesh kundërshtojnë projektet.

Pavarësisht tensionit të situatës, nuk u shënuan incidente mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Uniformat blu qëndruan në distancë, duke monitoruar situatën dhe garantuar qarkullimin normal në aksin nacional Sarandë-Himarë.

Banorët kujtuan se beteja për Kakomenë vazhdon prej vitit 2004 dhe është shndërruar në një nga konfliktet më të gjata dhe më të debatueshme të pronësisë në jug të Shqipërisë.

Sipas tyre, gjatë këtyre 22 viteve kanë marrë premtime nga të gjitha qeveritë dhe forcat politike, por ende nuk kanë marrë një zgjidhje përfundimtare.

Protestuesit pretendojnë se konflikti lidhet me rreth 29 mijë hektarë tokë, për të cilat proceset administrative dhe gjyqësore vazhdojnë prej më shumë se dy dekadash.

Ata paralajmëruan se mobilizimi nuk do të ndalet dhe se protestat do të vijojnë deri në njohjen e plotë të të drejtave të tyre të pronësisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by A2 CNN (@a2cnn)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.