☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 96.28 ▼0.23%
ARI 4,186 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,356 ▲ +0.82% ETH $2,452 ▲ +1.27% XRP $1.3372 ▲ +0.26% SOL $105.6200 ▲ +1%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.28 ▼0.23 % ARI 4,186 ▲0.39 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.28 ▼0.23 % ARI 4,186 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
16 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Nikoloski: Nuk ka marrëveshje me Sofjen për ardhjen e Iva Mihailovës në Bullgari

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, hodhi poshtë pretendimet se mes Shkupit dhe Sofjes ka pasur marrëveshje për ardhjen e Iva Mihailovës në Bullgari. Në intervistën për emisionin “Samo intervju” të Kanal 5, siç transmeton Radioja Nacionale Bullgare (BNR), ai tha se nuk ka asnjë marrëveshje mes qeverisë maqedonase dhe asaj bullgare për këtë rast.

Me këtë, Nikoloski, siç njofton BNR, hodhi poshtë pretendimin e opozitares SDSM se qeveria e Hristijan Mickoskit ishte marrë vesh fshehurazi me Sofjen që Mihailova, e akuzuar për shkaktimin e një aksidenti me pasoja fatale, të shkonte në Bullgari për mjekim.

I pyetur nëse Bullgaria si shtet ishte e përfshirë në arratisjen e Mihailovës dhe e mundësoi atë, Nikoloski, siç njofton 360 stepeni, tha se këtë do ta tregojë hetimi. Ai përsëriti edhe mesazhin e kryeministrit Mickoski se herët a vonë Iva Mihailova dhe babai i saj Simeon Mihailov do të përgjigjen para drejtësisë.

Nikoloski, siç transmeton BNR, akuzoi SDSM-në se po përpiqet të përmirësojë pozitat e saj politike duke ulur mbështetjen për VMRO-DPMNE-në dhe se për këtë qëllim, sipas tij, po bashkëpunon me “struktura të caktuara në Bullgari”. Rasti i Mihailovës ka shkaktuar tensione mes Shkupit dhe Sofjes ditët e fundit, pasi e akuzuara u largua nga vendi, megjithëse i ishin marrë dokumentet e udhëtimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.