🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,688 ▼ -0.05% ETH $2,408 ▼ -1.08% XRP $1.2918 ▼ -1.25% SOL $103.2700 ▼ -1.69%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

“Kam njohur shijen e gjakut në protesta”, Rama kthehet pas në 2011, kujton para gazetarëve të BE 4 vrasjet në bulevard

Kryeministri Edi Rama tha se nuk e shqetësojnë protestat kundër tij që po zhvillohen prej më shumë se një jave para Kryeministrisë dhe në qytete të tjera të vendit.

“Kam njohur kohën kur ishte e vështirë të protestojë, kam njohur edhe shijen e gjakut. Në këtë bulevard, jo një shekull më parë, por më pak se 10 vite më parë, ose më saktë në 2011, katër protestues u vranë me armë sulmuese që iu drejtuan atyre pikërisht nga kjo ndërtesë”, tha Rama në një konferencë për gazetarët e vendeve të Bashkimit Europian.

“Kështu që për mua është një epokë ndryshe, është një moment ndryshe në histori, vërtet diçka shumë e mirë që njerëzit mund të protestojnë pa asnjë problem. Edhe pse mund të duket gjëja më e vogël, por nuk është kështu, është një tjetër arritje e kësaj dekade, një arritje për të cilën shqiptarët kanë luftuar për një kohë të gjatë”, shtoi ai.

Sipas Ramës, protesta është provokuar nga një akt i shëmtuar dhune nga një roje sigurie kundër një protestuesi. “Për këtë episod morëm masat më të ashpra dhe më të shpejta. Roja është arrestuar, drejtori i Policisë së Vlorës u shkarkua dhe njësia e policisë që ishte aty në terren dhe ndërhyri për të mos e ndalur rojën është vënë në hetim. Kompanisë së sigurisë i është hequr licenca. Befas çështja u bë më e gjerë dhe tani prek gjithçka. Nuk jemi më në dinamikën e protestës së disa njerëzve ose shumë njerëzve. Kam parë raportime për qindra mijëra vetë, çka është qesharake”, shtoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.