⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,700 ▲1.73%
DOW 53,301 ▲2.92%
NASDAQ 25,857 ▲1.91%
NAFTA 90.18 ▼6.15%
ARI 4,066 ▲3.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,521 ▲ +3.56% ETH $2,434 ▲ +5.91% XRP $1.3152 ▲ +2.78% SOL $96.7000 ▲ +3.37%
S&P 500 7,700 ▲1.73 % DOW 53,301 ▲2.92 % NASDAQ 25,857 ▲1.91 % NAFTA 90.18 ▼6.15 % ARI 4,066 ▲3.18 % S&P 500 7,700 ▲1.73 % DOW 53,301 ▲2.92 % NASDAQ 25,857 ▲1.91 % NAFTA 90.18 ▼6.15 % ARI 4,066 ▲3.18 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Sporti

Kampionati Kombëtar i 88-të i atletikës/ Vllaznia me rekord absolut, ish-futbollisti Muça ngjitet në pod, Gega sportistja e vitit

Dita e dytë dhe e fundit e Kampionatit Kombëtar të 88-të të atletikës kishte konfirmime dhe surpriza. Skuadra e Vllaznisë dominoi edicionin duke grumbulluar më shumë pikë se skuadrat e tjera ndërsa në planin individual shkëlqeu Luiza Gega. Gjithashtu për t’u nënvizuar ishte edhe performanca e ish-kapitenit të Tiranës, Gentjan Muça.

Ekipi shkodran, falë 167 pikëve, triumfoi për herë 30-të në historinë e atletikës shqiptare. Kuqeblutë kanë lënë pas ekipin e Skënderbeut dhe Teutës duke marrë këtë sukses për herë të 18-të radhazi.

Në planin individual këtë edicion e dominoi sportistja e Tiranës, Luiza Gega. Atletja mori pjesë në garën e saj të preferuar të 3000 metrave me pengesa, të cilën e dominoi me kohën 9:46.01. Falë 1129 pikëve të grumbulluara Gega u shpall edhe sportistja e turneut, një vlerësim ky, të cilin e merr prej 16 vitesh radhazi.

Një surprizë e këndshme e këtij edicioni ishte edhe vendi i tretë i marrë në disiplinën e 3000 metrave nga Gentjan Muça. Ish-futbollisti i njohur i Tiranës ka arritur një rezultat mjaft të mirë në këtë garë, të cilën e mbylli në vend të tretë me kohën 10:18.49. A.V.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.