Kronika
Kanabisi, Manjani: Ka pasur arrestime të peshqve të mëdhenj, po hetohen
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur rreth situatës së kanabisit në vend.
Në Komisionin e Integrimit, Manjani tha se ka pasur edhe arrestime te peshqve të mëdhenj që janë duke u hetuar intensivisht.
“Ka pasur arrestime të peshqve të mëdhenj, po hetohen intensivisht. Kam thënë që ky është një fenomen i ri. Kam thënë që kushdo qoftë edhe ushtria duhet të kontribuojë”, tha ministri i Drejtësisë.
Në lidhje me pranimet në shkollën e Magjistraturës, Manjani tha se “nuk ka asgjë të keqe të shkollojmë magjistratë pasi kjo do të rrisë konkurrencës”.
“Edhe 600 të ishin, aq më mirë do të ishte sepse nuk do të kishim më krizë për të ndërruar gjykatës”, tha Manjani.