Kane dhe hipoteza e karrierës së dyfishtë futboll-NFL: Do të më pëlqente t’i kombinoja!
Harry Kane po mendon për një të ardhme në NFL. Por jo pasi të jetë tërhequr nga futbolli i luajtur. Sulmuesi anglez, në një intervistë për “New York Times”, duke reflektuar për të ardhmen e tij, u shpreh:
“Ndoshta mund të luaj në MLS ose një kampionat të ngjashëm. Mund të jetë një mundësi për të kombinuar dy gjëra, në varësi të sezoneve. Është një ide që e kam pasur në mendje, për momentin dua të luaj këtu sa më gjatë të jetë e mundur”.
Kane, i apasionuar edhe pas golfit, më tej ka shpjeguar: “Gjithçka varet nga fakti se si do të shkojë karriera ime në 5-6 vitet e ardhshme, nga motivimi dhe ajo çfarë dua të bëj. NFL është një opsion shumë më realist në krahasim me golfin.
Gjuaj penalltitë dhe presioni e teknika janë të ngjashme. Nëse duhet ta bëj, në aspektin e stërvitjes, do të isha më afër se ndaj çdo sporti tjetër.
E di mirë se të gjitha sportet e elitës, kur i sheh në TV, sportistët i bëjnë të duken të lehta, por nuk është gjithmonë kështu. Nëse do ta bëja, do ta merrja shumë seriozisht. Më parë mendoj se do të më duhet të stërvitem 6 muaj ose deri në një vit”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.