🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 82.14 ▲0.01%
ARI 4,475 ▲1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $64,080 ▼ -1.46% ETH $1,878 ▼ -2.07% XRP $1.0139 ▼ -1.76% SOL $76.2100 ▼ -0.51%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.14 ▲0.01 % ARI 4,475 ▲1.25 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.14 ▲0.01 % ARI 4,475 ▲1.25 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Kronika

Kaos në sistemin e drejtësisë, prokuroritë në Shqipëri me dhjetëra vakanca

Sistemi i prokurorive në Shqipëri vijon të përballet me mungesë prokurorësh, ndërsa të dhënat më të fundit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë tregojnë se nga 341 prokurorë të parashikuar në organik aktualisht ushtrojnë detyrën vetëm 264.

Në rang kombëtar mungojnë 77 prokurorë duke vështirësuar përballimin e çështjeve dhe funksionimin normal të institucioneve të akuzës. Situata më problematike paraqitet në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka edhe organogramën më të madhe me 70 prokurorë, por në total ka të emëruar 62, një vakancë prej tetë vendesh.

Edhe prokuroria e Durrësit rezulton me mungesa ku nga 18 prokurorë të parashikuar janë emëruar vetëm 15. Në Elbasan janë 13 prokurorë në detyrë nga 20 të planifikuar. Ndërsa në Fier ushtrojnë detyrën 20 prokurorë nga 22 të parashikuar.

Probleme me mungesat e prokurorëve evidentohen edhe në prokurorinë e Korçës, Lezhës dhe Beratit, ndërsa në disa institucione mungojnë edhe drejtuesit. Konkretisht Prokuroria e Kukësit, Lezhës dhe Beratit nuk ka drejtues të emëruar, ndaj një vakancë mbahet e lirë për pozicionin e drejtuesit. Në Durrës, Vlorë dhe Sarandë drejtuesit aktualë janë të përkohshëm dhe janë të caktuar nga brenda vetë prokurorive. Vetëm Prokuroria e Posaçme SPAK rezulton pa mungesa me 20 prokurorë, ndërsa në Prokurorinë e Përgjithshme po ashtu ka pesë vakanca.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se në disa raste prokurorët janë larguar me status të përkohshëm apo janë komanduar në institucione të tjera, çka ka ndikuar më tej në boshllëqet e krijuara. Për shkak të këtyre mungesave, shumë prokurori po funksionojnë me kapacitete të reduktuara, ndërsa ngarkesa për prokurorët në detyrë mbetet e lartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.