Kapet 43-vjeçari me 30 doza kokainë pranë një shkolle, në banesë iu gjetën edhe rreth 400 gramë drogë
Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap me dhjetëra doza kokaine, të dyshuara se ishin për shitje, në një lokal pranë një shkolle, në rrugën “Viktor Eftimiu”.
Në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin Selam Imeraj 43 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti 30 doza të dyshuara kokaine, të gatshme për shitje. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan edhe 393.6 gramë kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza për t’u shitur pranë institucioneve arsimore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Në total, sipas policisë, u sekuestruan 407 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, si dhe dy telefona celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.