⛈️
Tiranë 14°C · Stuhi 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.68 ▲1.2%
ARI 3,597 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,496 ▲ +2.34% ETH $1,693 ▲ +2.15% XRP $0.9498 ▲ +3.68% SOL $70.9400 ▲ +3.56%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.68 ▲1.2 % ARI 3,597 ▲0.92 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.68 ▲1.2 % ARI 3,597 ▲0.92 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Trump dhe Rutte i kërkojnë Moskës të mos zgjerojë luftën, prioritet zgjidhja paqësore për Ukrainën

– Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte kanë bërë thirrje për arritjen, sa më të shpejtë, të një zgjidhjeje paqësore për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, duke paralajmëruar Moskën për rrezikun e çdo veprimi që mund të zgjerojë konfliktin, sipas “Reuters”.

Deklarata e tyre u bë pas takimit të zhvilluar dje në rezidencën e Trump, Mar-a-Lago, në Florida.

Bisedimet u përqendruan te lufta në Ukrainë, konflikti në Iran dhe bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të NATO-s.

Në deklaratën e përbashkët të publikuar pas takimit, dy liderët theksuan rëndësinë që Rusia të shmangë çdo veprim, që mund ta zgjerojë luftën, qoftë qëllimisht apo pa dashje.

“Gjatë takimit, u theksua gjithashtu rëndësia që Rusia të shmangë çdo veprim që, qëllimisht ose pa dashje, e zgjeron luftën, si dhe rëndësinë e arritjes sa më të shpejtë të një zgjidhjeje paqësore”, thuhet në deklaratë.

Takimi mes Trump dhe Rutte vjen në një moment kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përpiqen të nxisin negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Uashingtoni ka zhvilluar komunikime me Moskën dhe Kievin, ndërsa vendet evropiane kanë kërkuar të përfshihen në procesin diplomatik.

Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka këmbëngulur se Evropa duhet të jetë pjesë e bisedimeve për paqen dhe e vendimmarrjes për të ardhmen e vendit të tij.

Ndërkohë, Rutte ka mbrojtur qasjen e Trump ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, duke deklaruar se presidenti amerikan, po përpiqet të kuptojë nëse udhëheqësi i Kremlinit është vërtet i gatshëm të ulet në tryezën e negociatave dhe të angazhohet për përfundimin e luftës.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka theksuar gjithashtu se çdo marrëveshje paqeje ose armëpushim afatgjatë, duhet të shoqërohet me garanci sigurie për Ukrainën.

Sipas tij, mbështetja për Kievin duhet të vazhdojë, në mënyrë që vendi të ketë mundësi të mbrojë veten.

Dy liderët diskutuan gjithashtu, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe investimet në industrinë ushtarake, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe në vendet anëtare të NATO-s. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.