☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 75.01 ▼0.35%
ARI 4,276 ▼1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,348 ▼ -2.34% ETH $1,745 ▼ -2.98% XRP $1.1899 ▼ -2.75% SOL $72.0900 ▼ -2.69%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.01 ▼0.35 % ARI 4,276 ▼1.79 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.01 ▼0.35 % ARI 4,276 ▼1.79 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Kronika

Kapet në Spanjë shefi i bandës “Bajri”

Lajm i mirë për Policinë e Shtetit. Ndalohet në Spanjë, drejtuesi i dyshuar i grupit “Bajri”, i kerkuari Enver Bajri. Policia ben me dije se Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë në San Huan, Alicante, Spanjë.

“Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij”- thuhet ne njoftim.

Nderkohe qe mesohet se Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro.

Njoftimi i plote

Policia e Shtetit, në koodinim të plotë dhe intensiv të veprimeve me Policinë Spanjolle dhe Policinë Italiane kanë arritur të ndalojnë pak minuta më parë shtetasin në kërkim ndërkombëtar Enver Bajri.

Bajri dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal “Bajri”, që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës dhe u godit disa javë më parë nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë.

Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë në San Huan, Alicante, Spanjë.Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij.

Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro.Ai është i dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të “Organizim i emigracionit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim”.

Kush eshte Enver Bajri

Enver Bajri, konsiderohet si “truri i bandës Bajri”, që e kishte shtrirë aktivitetin e saj kriminal në disa shtete.

Por ndërsa disa nga anëtarët e kësaj bande ishin arrestuar, përfshirë këtu vëllanë e tij Behar Bajri, si dhe djemtë e xhaxhait Sefet dhe Ilir Bajri, 45-vjeçari kishte mundur që t’i shpëtonte policisë dhe ndodhej në arrati.

Rreth dy muaj më parë Gazeta e Antverpës ka bërë një profil të hollësishëm për “grupin Bajri”, duke u fokusuar në veprimtarinë e tyre në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Gazetari Pieter Huyberechts, pasi i etiketon ata ‘Daltonët e Dobraçit, përshkruan se si për 20 vite, 4 vëllezërit nga lagjja Dobraç e Shkodrës dhe një kushëri i tyre krijuan një rrjet të gjerë në Bruksel, i cili merrej me gjobëvënie, shantazh, prostitucion, drogë, etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.