☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.85 ▲0.09%
ARI 4,015 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,552 ▼ -1.13% ETH $2,301 ▼ -1.36% XRP $1.2926 ▲ +0.19% SOL $99.3600 ▼ -2.15%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

Kapet ngarkesa me 660 kg veshje të padeklaruara nga Turqia, mes tyre marka luksoze!

660 kilogramë mallra të padeklaruara, kryesisht veshje me etiketa të markave të njohura ndërkombëtare, janë zbuluar nga Dogana Shqiptare në bashkëpunim me Degën Doganore Tiranë gjatë kontrollit të një mjeti transporti të ardhur nga Turqia.

Gjatë kontrollit fizik u konstatuan 660 kilogramë mallra të padeklaruara, mes tyre artikuj veshmbathjeje me etiketa të markave BOSS, Moncler, Loro Piana dhe Polo Ralph Lauren.

Pas konstatimit të shkeljes, autoritetet doganore sekuestruan mallrat dhe vendosën një gjobë administrative në masën gjashtëfish të detyrimit doganor të papaguar.

Sipas Doganës Shqiptare, kontrollet synojnë parandalimin e kontrabandës, shmangien e detyrimeve doganore dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Njoftimi i plotë

“Në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës, si dhe të shmangies së detyrimeve doganore, strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, nëpërmjet Sektorit të Monitorimit dhe strukturave të Mbrojtjes së të Drejtave të Pronësisë Intelektuale (IPR), në bashkëpunim me Degën Doganore Tiranë, kanë realizuar një operacion kontrolli të orientuar mbi bazën e analizës së riskut lokal.

Mbështetur në informacionin e siguruar, është përzgjedhur për kontroll një mjet transporti me ngarkesë grupazhi të ardhur nga Turqia. Nga kontrolli fizik u konstatuan 660 kg mallra të padeklaruara, kryesisht artikuj veshmbathjeje me etiketa të markave të njohura tregtare, si BOSS, Moncler, Loro Piana, Polo Ralph Lauren, etj.

Në vijim të konstatimit të shkeljes, autoritetet doganore ndërmorën veprimet përkatëse ligjore dhe administrative, duke proceduar me sekuestrimin e mallrave dhe vendosjen e sanksionit administrativ me penalitet në masën gjashtëfish të detyrimit doganor të papaguar, në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi.

Administrata Doganore mbetet e angazhuar në parandalimin dhe goditjen e kontrabandës, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, forcimin e kontrolleve doganore dhe mbrojtjen e interesave financiare të shtetit, duke kontribuar në garantimin e konkurrencës së ndershme dhe respektimin e detyrimeve ligjore”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.