☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,713 ▲0.49%
DOW 53,593 ▲0.24%
NASDAQ 26,408 ▲1.06%
NAFTA 82.42 ▲0.23%
ARI 4,653 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,406 ▲ +3% ETH $2,523 ▲ +2.98% XRP $1.4646 ▲ +6.54% SOL $107.1900 ▲ +11.56%
S&P 500 7,713 ▲0.49 % DOW 53,593 ▲0.24 % NASDAQ 26,408 ▲1.06 % NAFTA 82.42 ▲0.23 % ARI 4,653 ▼0.02 % S&P 500 7,713 ▲0.49 % DOW 53,593 ▲0.24 % NASDAQ 26,408 ▲1.06 % NAFTA 82.42 ▲0.23 % ARI 4,653 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Bota

Kataib Hezbollah shpall pezullim pesëditor sulmesh ndaj ambasadës amerikane në Bagdad

Grupi i armatosur irakian ”Kataib Hezbollah” njoftoi sot  pezullimin për pesë ditë të sulmeve ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara  të Amerikës në Bagdad, duke e kushtëzuar këtë vendim me zhvillimet që lidhen me veprimet ushtarake izraelite.

Në një deklaratë, zyrtari i sigurisë i grupit, Abu Mujahid al-Assaf, tha se ndërprerja e përkohshme do të varet nga ndalimi i asaj që ai e cilësoi si “zhvendosje të civilëve dhe bombardime në periferitë jugore të Bejrutit”.

Grupi vendosi edhe kushte të tjera, mes tyre ndalimin e sulmeve ndaj zonave të banuara në Irak, si edhe kufizimin e lëvizjes së personelit amerikan të inteligjencës, për të cilin kërkoi të qëndrojë brenda kompleksit të ambasadës.

”Kataib Hezbollah” paralajmëroi se, nëse këto kushte nuk plotësohen pas përfundimit të periudhës pesëditore, sulmet do të rifillojnë me intensitet më të madh.

Al-Assaf u bëri gjithashtu thirrje autoriteteve irakiane të garantojnë mbrojtjen e misioneve diplomatike dhe të objekteve ekonomike.

Në sfondin e tensioneve të shtuara rajonale, deklarata sinjalizon një pauzë të përkohshme, por jo një tërheqje nga kërcënimet e grupit ndaj pranisë amerikane në Irak./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.