☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $84,923 ▲ +0.34% ETH $2,695 ▲ +0.7% XRP $1.4924 ▲ +0.44% SOL $120.9100 ▲ +1.17%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Kate Middleton bën rrëfimin e rrallë për betejën me kancerin: E përjetuan bashkë me mua!

Kate Middleton ka ndarë një nga rrëfimet e saj më personale lidhur me betejën kundër kancerit, duke folur për ndikimin që trajtimi pati te familja e saj, bëri të ditur revista People.

Gjatë një vizite në një qendër onkologjike në Mançester më 4 qershor, Princesha e Uellsit takoi pacienten Claire Lorente, e cila po përfundonte trajtimin për kancerin e gjirit. Në një moment emocional, Kate foli për përvojën e saj dhe vështirësitë që kaluan njerëzit më të afërt gjatë kësaj periudhe.

“E di që është po aq e vështirë edhe për familjarët dhe njerëzit e dashur. E di sa e vështirë ishte për fëmijët dhe prindërit e mi. Ti e përjeton këtë së bashku me ta”, u shpreh ajo.

Princesha, 44 vjeçe, është nënë e tre fëmijëve, Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis, të cilët, së bashku me bashkëshortin e saj, Princin William, e mbështetën gjatë gjithë trajtimit. Ajo gëzon gjithashtu një marrëdhënie shumë të afërt me prindërit e saj, Carole dhe Michael Middleton.

Në mars të vitit 2024, Kate Middleton njoftoi publikisht se po trajtohej për sëmundjen e kancerit pas një ndërhyrjeje abdominale. Në shtator të po atij viti ajo bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë, ndërsa në janar 2025 konfirmoi se sëmundja ishte nën kontroll. Lloji i kancerit nuk është bërë asnjëherë i ditur publikisht.

Më vonë, Princi William tregoi se ai dhe Kate Middleton vendosën të bisedonin hapur me fëmijët për gjendjen e saj shëndetësore. Sipas tij, ata zgjodhën t’u shpjegonin me qetësi se çfarë po ndodhte, duke u siguruar se jeta e përditshme do të vazhdonte sa më normalisht.

Gjatë periudhës së trajtimit, Kate mbajti kontakte të vazhdueshme me fëmijët përmes videotelefonatave, ndërsa sipas njerëzve pranë familjes mbretërore, fokusi i saj kryesor mbetën gjithmonë fëmijët dhe ruajtja e një qëndrimi pozitiv për ta.

Deklaratat e fundit të Princeshës së Uellsit konsiderohen ndër më të sinqertat dhe emocionale që ajo ka bërë deri tani për ndikimin që sëmundja pati në jetën e saj familjare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.