☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,736 ▲0.18%
DOW 52,454 ▲0.15%
NASDAQ 26,495 ▲0.06%
NAFTA 102.56 ▲2.66%
ARI 4,070 ▼0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,967 ▲ +0.33% ETH $2,353 ▲ +0.17% XRP $1.3256 ▼ -0.02% SOL $101.9900 ▲ +0.88%
S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,454 ▲0.15 % NASDAQ 26,495 ▲0.06 % NAFTA 102.56 ▲2.66 % ARI 4,070 ▼0.11 % S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,454 ▲0.15 % NASDAQ 26,495 ▲0.06 % NAFTA 102.56 ▲2.66 % ARI 4,070 ▼0.11 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Katër milion euro për koncertin e Kanye West, Berisha: Krim antikushtetues

Kryedemokrati Sali Berisha edhe ne bashkebisedimin me qytetarët në rrjete sociale mbështeti protestën qytetare dhe 5 kërkesat e saj që kryesojnë me dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Berisha e quan një përpjekje të dëshpëruar të shefit të qeverisë për të manipuluar opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar me koncertin e këngëtarit amerikan Kanye West. Madje sipas kryedemokratit, kryeministri ka shkelur sërish Kushtetutën për këtë koncert, duke prekur fondin e emergjencës.

“Një dëshmi flagrante se si Edi Rama taksat e qytetarëve i konsideron si para të portofolit apo të llogarive të tij. Por Ludovik, dua që të informoj se, siç ka firmosur për t’i paguar 4 milionë bileta Kanye West, Edi Rama ka firmosur për të grabitur në aeroportin e Vlorës, çdo vit, 10 milionë bileta të munguara. Sipas kontratës që ka firmosur, qeveria shqiptare do i paguajë kompanisë 10 milionë euro bileta të munguara, të cilat natyrisht do ndahen midis Edi Ramës dhe sojit të tij”, tha Berisha.

Berisha tha se zgjidhje për vendin është vetëm largimi i kësaj qeverie që, sipas tij, ka ngritur në sistem korrupsionin.

Në këtë kontekst, ai akuzoi sërish qeverinë se po përgatitet për një vjedhje me vlerë të konsiderueshme përmes përgatitjes së zgjedhjeve vendore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.