☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,116 ▼ -0.37% ETH $2,490 ▼ -1.89% XRP $1.3454 ▼ -1.77% SOL $100.4600 ▼ -1.5%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Kronika

Katër muaj, 170 mln euro dëm, KLSH: “Torta” i takon AKBN-së

Në buletinin e auditimeve për katër muajt e parë të vitit Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se administrata publike ka shkaktuar rreth 170 milionë euro dëme ndaj buxhetit dhe qytetarëve.
Këto shkelje janë zbuluar nga auditet e kryera në janar prill të këtij viti, por sipas KLSH ato i përkasin përgjithësisht periudhës 2014-2016.
Inspektorët e Kontrollit të Shtetit raportojnë se pjesa dërrmuese e kësaj shifre, rreth 150 milionë euro, janë dëme të shkaktuara vetëm në një institucion, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
AKBN është institucioni që mbikëqyr koncesionet në naftë dhe miniera për të mbrojtur interesat financiare të shtetit shqiptar. Por burime nga KLSH thonë se në vitet 2015-2016 ajo ka toleruar kompanitë koncesionare të naftës fryjnë shpenzimet duke ju shmangur pagesës së taksave në shtet.
Ndërsa për koncesionet hidrike, AKBN nuk ka mbledhur tarifën e detyrueshme koncesionare, gjobat për shkeljen e afateve të ndërtimit, por edhe detyrime të tjera, të cilat janë parashikuar në kontratat koncesionare dhe në ligj.
Pjesa e mbetur e dëmeve është e shpërndarë në institucionet e tjera publike si tatimet, doganat, Ministria e Transportit si dhe disa bashki të vendit.
Për shkeljet e konstuara, KLSH thotë se ka kallëzuar penalisht 13 zyrtarë dhe ka kërkuar zhdëmtim financiar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.