☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.35 ▲1.45%
ARI 4,059 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,486 ▲ +1.83% ETH $2,367 ▲ +2.09% XRP $1.3282 ▲ +1.79% SOL $102.8600 ▲ +2.58%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,059 ▼0.38 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,059 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Katër vatra zjarri në 24 orët e fundit, autoritetet: Mos digjni bimësinë pa leje, kërkoni ndihmën e autoriteteve

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin janë regjistruar katër vatra zjarri.

Shërbimi Zjarrfikës thotë se ndërhyrja ka qenë e shpejtë, duke shuar të katër vatrat, por kërkohet nga bujqit që të mos djegin bimësinë pa kërkuar më parë ndihmën e autoriteteve.

“Janë djegur rreth 9.5 hektar pyje, kullota, pemëtari. Janë angazhuar rreth 140 forca zjarrfikëse në të gjithë terrenin dhe 19 automjete zjarrfikëse”.

Nëntë ditët e para të Korrikut sollën edhe vatra të shumta zjarresh në Lezhë, Kavajë e Fier, ku ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit i kërkuan bashkive zbatimin e planeve të hartuara, ku u përfshinë edhe grupet vullnetare.

“Ministri i brendshëm, zoti Lamallari, ka bërë një takim me strukturat vendore, të gjithë drejtuesit e bashkisë bashkë me drejtuesit e në nivel qendror, drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, drejtorin e agjencisë kombëtare të mbrojtje civile, dhe atë të urgjencës kombëtare për të bashkëpunuar për tëpasur një koordinim sa më efikas përsa i përket vatrave të zjarrit”.

Shërbimi Zjarrfikës u kujton të gjithë piromanëve edhe përgjegjësitë ligjore për zjarrvëniet e qëllimshme.

“Tashmë kodi penal është shumë i ashpër në këtë rast dhe qytetarët duhet të kenë shumë kujdes dhe të mos të bien pre e djegies së pastrimit në këto momente. Nga data 30 prill deri në 1 shtator është kategorisht e ndaluar djegia e tyre”.

Në këto ditë me temperatura të larta zjarret sado të vogla mund të marrin përmasa të mëdha të favorizuara nga temperaturat dhe era e fortë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.