☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,650 ▲ +0.81% ETH $2,494 ▲ +0.53% XRP $1.4070 ▲ +1.29% SOL $109.7900 ▲ +0.08%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

KE ndan 65.7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 49 milionë euro për Shqipërinë, 44.2 milionë euro për Malin e Zi dhe 65.7 milionë euro për Maqedoninë, si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Nga Komisioni për Evropian thonë se transaksionet vijnë pas kërkesës së tretë për pagesë dhe vlerësimit pozitiv të Komisionit për hapat e reformave të ndërmarra në fushat e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve dhe inovacionit në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe arsimit dhe dixhitalizimit në Maqedoni.

“Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar në vitin 2023, synon t’u sjellë përfitimet e anëtarësimit vendeve partnere në rajon edhe para pranimit të tyre në BE, synon të integrojë partnerët në tregun e vetëm të BE-së, të përmirësojë bashkëpunimin ekonomik rajonal, të thellojë reformat e lidhura me BE-në dhe të rrisë financimin para-pranimit. Kjo, nga ana tjetër, përshpejton procesin e zgjerimit dhe rritjen e ekonomive partnere”, kujtojnë nga Brukseli.

Me pagesën e sotme, shuma totale e shpërndarë në kuadër të këtij fondi arrin në 212.8 milionë euro për Shqipërinë, 89.3 milionë euro për Malin e Zi dhe 142.1 milionë euro për Maqedoninë e Veriut.

Komisioni Evropian ndan fonde nga ky Plan Rritjeje individualisht për secilin vend, dhe vetëm kur ai përmbush kushtet specifike të “Axhendës së Reformës” së tij, një dokument që rendit reformat e sakta për të cilat vendi është zotuar./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.