☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,570 ▲0.35%
DOW 52,635 ▲0.24%
NASDAQ 26,271 ▲0.63%
NAFTA 80.27 ▲1.17%
ARI 4,059 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,991 ▲ +0.55% ETH $1,926 ▲ +2.5% XRP $1.1106 ▼ -0.38% SOL $77.2000 ▲ +0.01%
S&P 500 7,570 ▲0.35 % DOW 52,635 ▲0.24 % NASDAQ 26,271 ▲0.63 % NAFTA 80.27 ▲1.17 % ARI 4,059 ▼0.26 % S&P 500 7,570 ▲0.35 % DOW 52,635 ▲0.24 % NASDAQ 26,271 ▲0.63 % NAFTA 80.27 ▲1.17 % ARI 4,059 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Opinion

Këmbëngulja e Berishes dhe lodhja e Tiranës

Nga LUTFI DERVISHI

Çdokush tjetër do ta kishte pranuar fatin e tij.

Kur Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli “non grata” në vitin 2021, shumëkush mendoi se karriera politike e Sali Berishës kishte marrë fund. Në politikën shqiptare, pak vendime janë parë si më përfundimtare se ai.
Por Berisha zgjodhi një rrugë tjetër. Nuk pranoi të tërhiqej. Nuk pranoi të dilte në pension. Nuk pranoi as rolin e viktimës dhe as atë të ish-politikanit që pret me nostalgji ditët e lavdisë.
Ai zgjodhi betejën.
Për pesë vjet me radhë luftoi kundër izolimit politik, kundër kundërshtarëve, kundër aleatëve që e braktisën, kundër drejtësisë, kundër kohës dhe, mbi të gjitha, kundër idesë se nuk bëhet betejë me fatin pasi fati tij ishte vulosur.
Nëse sot rezulton se statusi i tij është hequr, mësimi më i madh nuk është për Berishën. Është për politikën shqiptare. Historia e Berishës tregon se në politikë asgjë nuk është përfundimtare. As fitorja, as humbja, as ngritja, as rënia, as nekrologjia politike. (Old soldiers never die)
Shumë liderë janë rrëzuar nga pushteti, por pak prej tyre janë ngritur pasi janë shpallur politikisht të vdekur.
Berisha e bëri këtë më shumë se një herë. Në vitin 1997 u konsiderua i mbaruar. U rikthye.
Në vitin 2013 u konsiderua në pension . U rikthye. Në vitin 2021 u konsiderua i izoluar përfundimisht. Dhe sërish mbeti aktori kryesor i opozitës.
Ky është paradoksi i tij politik: sa herë që shpallet i mbaruar, fillon një kapitull i ri.
Po çfarë ndryshon tani?
Për vetë Berishën, pak gjëra. Në moshën 81-vjeçare ai nuk ka më nevojë të provojë se mund të mbijetojë politikisht. Këtë e ka provuar.
Pyetja e vërtetë është për Partinë Demokratike.
Për më shumë se tri dekada, PD ka jetuar në orbitën e Berishës. Edhe kur largohej, ai mbetej qendra e gravitetit. Edhe kur humbte, vazhdonte të ishte pika e referimit.
Me heqjen e “non grata”, Berisha fitoi një betejë personale dhe morale.
Por sfida e PD-së mbetet e njëjta: si të ndërtojë të ardhmen pa e pasur gjithmonë të ardhmen të lidhur me të shkuarën.
Në fund të fundit, pyetja nuk është nëse Berisha mund të fitojë edhe një betejë.
Pyetja është nëse pas fitores së tij të fundit do të fillojë më në fund beteja për epokën pas Berishës.
Historia e liderëve nuk matet vetëm nga aftësia për t’u rikthyer, por edhe nga aftësia për të hapur rrugën. Dhe sot, rrugët e Tiranës po kërkojnë fillimin e një epoke që nuk përcaktohet më nga emrat e vitit 1991, 1998, por nga nevojat e vitit 2026.

1 Koment

  • Ndoc Rroku 11 June 2026, 16:45

    Në Amerikë ku jetoj magjia është dollari prandaj mos trego përralla po sa milion dollarë që fëmijet e tij i kanë vjedhur popullit dhe kanë darovitur amerikanët. Parja çan detin blen edhe mbretin o Luto ziu që ngele lake tërë jetën.

    Ndoc Rroku

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.