☁️
Tiranë 34°C · Vranët 01 July 2026
S&P 500 7,499 ▲0.79%
DOW 52,319 ▲0.26%
NASDAQ 26,214 ▲1.52%
NAFTA 68.72 ▼1.12%
ARI 3,997 ▼1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $58,728 ▼ -1.06% ETH $1,575 ▼ -0.54% XRP $1.0407 ▼ -0.14% SOL $75.2900 ▲ +2.3%
S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 68.72 ▼1.12 % ARI 3,997 ▼1.04 % S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 68.72 ▼1.12 % ARI 3,997 ▼1.04 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
01 Jul 2026
Breaking
Politika

Kërcënimet e Iranit/ Rama: Aleanca strategjike me SHBA e panegociueshme

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “ne kemi ndërmarrë një veprim që i bën nder Shqipërisë, që është në vazhdën e traditës shqiptare, që është në vazhdën e një aleance strategjike të padiskutueshme dhe të panegociueshme me SHBA-në, për të mikpritur një grup njerëzish që janë në rrezik për jetën”.
Gjatë një konference për shtyp, i pyetur nga gazetarët lidhur me konfliktin e krijuar mes Iranit dhe SHBA-ve dhe nëse rrezikon Shqipëria për shkak të muxhahedinëve, Kryeministri Rama tha se “kjo është një temë dhe çështje që nuk është e re për ne. Në raport me Iranin ne kemi ndërmarrë një veprim që i bën nder Shqipërisë, që është në vazhdën e traditës shqiptare, që është në vazhdën e një aleance strategjike të padiskutueshme dhe të panegociueshme me SHBA-në, për të mikpritur një grup njerëzish që janë në rrezik për jetën”.
“Siç shkruhet në marrëveshjen e bërë, ata në Shqipëri janë si rezultat i një operacioni humanitar, jo politik. Ndërkohë që patjetër ne kemi jetuar në diktaturë, dhe ne e dimë shumë mirë si veprojnë diktaturat, regjimet totalitare, dhe sa janë të obseduar për të kontrolluar gjithçka dhe për të mbytur çdo zë kundër dhe për ta asgjësuar mundësisht çdo kundërshtar në të gjithë globin. Shqipëria e diktaturës ishte një vend shumë i vogël, me resurse shumë minimale në raport me Iranin dhe kishte një kundërspiunazh të jashtëzakonshëm, që vepronte në të gjithë zonat dhe pikat ku kishte armiq të regjimit, ose të brendshëm siç quheshin”, – u shpreh Kryeministri.
Megjithatë, tha Rama, unë nuk besoj që kjo e ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë, dhe nuk kemi arsye ta besojmë këtë, se ne jemi në kontakt permanent me aleatët tanë, dhe kur është puna tek inteligjenca, besoj se ata janë të pakonkurrueshëm botërisht dhe në këtë rast ne jemi në duar të sigurta, kur është fjala tek marrja e informacionit. Nuk kemi arsye objektive të besojmë që ka një ekspozim të veçantë. Por, nga ana tjetër, sigurisht që jemi të angazhuar në përditshmëri për këtë proces”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.