☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,955 ▲ +0.78% ETH $1,659 ▲ +0.52% XRP $0.9448 ▲ +0.33% SOL $72.0400 ▲ +1.97%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Kërkesa për seancë urgjente për dhunën ndaj grave ende pa përgjigje, Kuvendi pritet ta shqyrtojë nesër

Kërkesa e LSDM-së për seancë urgjente për dhunën ndaj grave ende nuk është shqyrtuar nga Kuvendi; shërbimet parlamentare thonë se ajo do të merret në shqyrtim nesër, ndërsa organizatat kërkojnë llogari për ndryshimet ligjore të pamiratuara.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ende nuk i është përgjigjur kërkesës për mbajtjen e një seance urgjente kushtuar dhunës ndaj grave. Siç njofton Alsat, nga shërbimet e Kuvendit thonë se kërkesa ende nuk është shqyrtuar dhe se e njëjta pritet të shqyrtohet nesër.

Kërkesa erdhi nga LSDM-ja, pas rastit të fundit të një 42-vjeçareje nga Gostivari, e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e dhunës brutale nga bashkëshorti i saj, por edhe pas shtimit të rasteve të femicidit. Opozita kërkon që në seancën urgjente të shqyrtohet mënyra se si veprojnë institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe të dhunës në familje, si dhe për mbrojtjen e viktimave.

Ndërkaq, Rrjeti Nacional për Mbrojtje nga Diskriminimi, përmes një letre të hapur, kërkon llogaridhënie edhe nga Antonio Milloshkovski, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvend, për arsyet pse ende nuk janë miratuar ndryshimet ligjore për mbrojtjen e grave. Sipas Rrjetit, edhe raporti i këtij viti i Komisionit Evropian tregon se ekzistojnë mangësi serioze në parandalimin dhe trajtimin e dhunës me bazë gjinore.

Në letrën e hapur, Rrjeti citon raportin e vitit 2026 të Komisionit Evropian, i cili i evidenton narrativat kundër barazisë gjinore si një nga faktorët që kontribuojnë në mangësitë sistemike në trajtimin e dhunës me bazë gjinore, dhe pyet se si harmonizohen zotimet për integrimin evropian me dhënien e peshës politike aktorëve, narrativat e të cilëve Komisioni Evropian i identifikon si problematike.

Rrjeti reagon se, tetë muaj pas formimit të grupit punues për ndryshimin e tetë ligjeve me qëllim përmirësimin e mbrojtjes nga dhuna ndaj grave, deri më tani nuk është miratuar asnjë ndryshim ligjor. Nga ndryshimet e propozuara, vetëm një ligj është dorëzuar në Kuvend, por as ai ende nuk është miratuar, thekson Rrjeti, siç raporton Alsat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.