☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,955 ▲ +0.79% ETH $1,658 ▲ +0.51% XRP $0.9462 ▲ +0.54% SOL $72.0300 ▲ +2%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Policia u ndalon dy të dyshuarve si islamikë hyrjen në tregjet e Krishtlindjeve

DYSELDORF, 29 nëntor /ATSH-DPA/ – Një zëdhënës i policisë deklaroi sot se dy vëllezërve sirianë u është vendosur një ndalesë, e cila i urdhëron ata të qëndrojnë larg tregjeve të Krishtlindjeve në landin e Nordrhein-Westfalen-it, në Gjermaninë perëndimore.

”Të dyshuarve si islamikë u ndalohet të vizitojnë gjithsej 12 tregje të Krishtlindjeve”, bëri të ditur zëdhënësi në Hagen.

Nëse burrat, të moshës 20 dhe 24 vjeç, e shkelin këtë ndalesë, ata përballen me një gjobë prej 500 eurosh (550 dollarë).

Shkeljet e përsëritura mund të çojnë në gjoba më të larta dhe në ndalim.

Gazeta gjermane “Bild” citoi një avokat që përfaqëson vëllezërit të ketë thënë se “autoritetet hetimore nuk mund të vërtetojnë se klientët e mi kanë kryer ndonjë vepër penale. Në çdo rast, ata nuk kanë pasur kurrë për qëllim të rrezikojnë sigurinë publike”.

Sipas “Bild”, thuhet se një agjenci e shërbimeve sekrete i ka njoftuar autoritetet në lidhje me dy vëllezërit.

Vitet e fundit, në Gjermani kanë ndodhur disa sulme nga islamikë në tregjet e Krishtlindjeve.

Në vitin 2024, në Magdeburg, pesë persona humbën jetën dhe 200 të tjerë u plagosën; ndërsa në vitin 2016, 12 persona humbën jetën kur një kamion hyri me shpejtësi në një treg në qendër të Berlinit./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.