Koshat e mbeturinave në flakë, protestuesit shpërndahen në rrugët e Tiranës
Pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës në sheshin "Skënderbej", protestuesit u shpërndanë nëpër rrugët e kryeqytetit, ku u ndezën edhe kosha mbeturinash.
Vijon protesta e qytetarëve kundër qeverisë në Ditën e Çlirimit, ndërsa në rrugët e Tiranës janë ndezur kosha mbeturinash, siç njofton Lapsi.al.
Pasi policia përdori gaz lotsjellës masiv dhe arriti të vendoset në sheshin “Skënderbej”, protestuesit janë shpërndarë nëpër rrugët e kryeqytetit.
Dita e protestës ka qenë tepër dinamike: gjatë përplasjeve u lëndua rëndë me plumba gome edhe deputeti i PD-së Kliti Hoti.
Për ngjarjen, ministri i Brendshëm Ervin Demo deklaroi se ka kërkuar pezullimin e policit që qëlloi deputetin demokrat, ndërsa kreu demokrat Sali Berisha e cilësoi sulmin ndaj deputetit tentativë vrasjeje, të kryer me urdhër të Ramës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.