☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,955 ▲ +0.79% ETH $1,658 ▲ +0.51% XRP $0.9462 ▲ +0.54% SOL $72.0300 ▲ +2%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

30 ditë paraburgim për 52-vjeçarin nga Toplica që dyshohet se tentoi të vriste bashkëshorten

Gjykata i ka caktuar 30 ditë paraburgim 52-vjeçarit nga fshati Toplicë, i cili dyshohet se për dy ditë me radhë dhunoi brutalisht bashkëshorten e tij 42-vjeçare; Prokuroria e Gostivarit ka hapur hetim për tentativë vrasjeje, ndërsa gruaja vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike në Shkup.

52-vjeçarit nga fshati Toplicë, i cili dhunoi brutalisht bashkëshorten e tij 42-vjeçare, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh në burgun e Shutkës. Siç njofton Alsat, Prokuroria e Gostivarit ka hapur hetim për tentativë vrasjeje ndaj të dyshuarit M.M., 52 vjeç.

Pas kryerjes së veprës penale, i dyshuari fillimisht ishte vendosur në spitalin psikiatrik në Shkup, pasi sipas policisë ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Gruaja 42-vjeçare, pas lëndimeve të rënda trupore, ende vazhdon të trajtohet në Qendrën Klinike në Shkup. Pas ndërhyrjeve të shumta në kujdesin intensiv, gjendja e saj momentale është e qëndrueshme: ajo është në vetëdije dhe është transferuar në repart pas qëndrimit në kujdes intensiv.

Sipas Alsat, 42-vjeçarja është dhunuar për dy ditë me radhë nga bashkëshorti i saj, i cili e kishte dhunuar edhe me një mjet të mprehtë. Rastin në polici e ka raportuar babai i dhunuesit. Gruaja ishte transferuar me ndihmën e shpejtë në Qendrën Urgjente pasi kishte humbur ndjenjat.

Sipas mjekëve, lëndimet e saj trupore ishin tepër të rënda: ajo kishte pësuar gjakderdhje në kokë, lëndime në kraharor dhe mushkëri, katër brinjë të thyera dhe dëmtime në fytyrë dhe sy, raporton Alsat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.