☁️
Tiranë 31°C · Vranët 18 August 2026
S&P 500 7,709 ▼0.46%
DOW 53,422 ▼0.07%
NASDAQ 26,346 ▼1.12%
NAFTA 84.12 ▲0.45%
ARI 4,450 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,771 ▲ +1.75% ETH $1,911 ▲ +0.55% XRP $1.0026 ▲ +0.23% SOL $76.6900 ▲ +1.4%
S&P 500 7,709 ▼0.46 % DOW 53,422 ▼0.07 % NASDAQ 26,346 ▼1.12 % NAFTA 84.12 ▲0.45 % ARI 4,450 ▼0.53 % S&P 500 7,709 ▼0.46 % DOW 53,422 ▼0.07 % NASDAQ 26,346 ▼1.12 % NAFTA 84.12 ▲0.45 % ARI 4,450 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Kërkesat e lexuara nga protestuesi Dritan Goxhaj, Rama: Zëdhënës i interesave të Iranit. Kur protestës t’i bien puplat fallco, PS do dalë më e fortë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas leximit të kërkesave të protestuesve, duke i cilësuar ato si të lidhura me interesa të huaja. Përmes një reagimi publik, Rama ironizoi një pjesë të mbështetësve të protestës, të cilët sipas tij, kanë mohuar lidhjet e saj me interesa të caktuara.

“Si thoshin derrat e kënaqur migjenianë të segmentit ‘intelektual’ të protestës, nuk ka lidhje Irani…?”, shkruan Rama.

Rama tha se në fund të kësaj proteste, PS do të bëhet më e fortë dhe se qeveria do të përmirësohet ndjeshëm.

“Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të gjitha puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”, shkruan Rama.

Reagimi i kreut të qeverisë u shoqërua edhe me një video ku shfaqet protestuesi Dritan Goxhaj duke lexuar një listë kërkesash që, sipas tij, përfaqësojnë qëndrimet e protestuesve dhe i drejtohen kryeministrit.

Në videon e publikuar, Rama pretendon se deklarata e lexuar nga Goxhaj është e koordinuar duke e cilësuar atë si “zëdhënës të Iranit”.

“Deklarata është e koordinuar. Dritan Goxhaj lexoi deklaratën nga bulevardi. Po çfarë përfaqëson Dritan Goxhaj? Asgjë më shumë sesa një zëdhënës i interesave të Iranit. Asgjë më shumë se një zëdhënës”, thuhet në videon e publikuar nga Rama.

Ky reagim i Ramës vjen në ditën e 23-të të protestës, ku protestuesi Dritan Goxhaj, lexoi në emër të protestuesve, një sërë kërkesash që përfshijnë dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike, ndryshime kushtetuese dhe anulimin e ligjeve të konsideruara si të dëmshme për mjedisin dhe trashëgiminë kulturore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.