🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,594 ▲0.18%
DOW 52,197 ▲0.82%
NASDAQ 25,464 ▲0.1%
NAFTA 96.50 ▼7.32%
ARI 3,968 ▲1.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,878 ▼ -1.54% ETH $2,246 ▼ -0.99% XRP $1.2368 ▼ -1.24% SOL $91.7700 ▼ -3.15%
S&P 500 7,594 ▲0.18 % DOW 52,197 ▲0.82 % NASDAQ 25,464 ▲0.1 % NAFTA 96.50 ▼7.32 % ARI 3,968 ▲1.78 % S&P 500 7,594 ▲0.18 % DOW 52,197 ▲0.82 % NASDAQ 25,464 ▲0.1 % NAFTA 96.50 ▼7.32 % ARI 3,968 ▲1.78 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë publike listën e anëtarëve të propozuar të Këshillit të Diasporës, të cilët do të bëjnë pjesë edhe në Këshillin Kombëtar të kësaj force politike.

Në një deklaratë, Berisha tha se në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike, Kryesia ka miratuar propozimet për Këshillin e Diasporës.

Propozimet kanë ardhur kryesisht nga degët e partisë në emigracion, ndërsa janë plotësuar edhe me disa emra të tjerë.

“Së pari, dua t’ju informoj se, në përputhje me Statutin, Kryesia e Partisë Demokratike miratoi propozimet që vijojnë për Këshillin e Diasporës, pra anëtarët e diasporës që do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar. Këto propozime kanë ardhur nga degët dhe janë plotësuar edhe këtu me ndonjë propozim tjetër”, tha Berisha.

Ai renditi emrat e anëtarëve të propozuar si më poshtë: Alba Kepi, Aleksandër Xhufi, Alfred Fizi, Andi Mustafa, Arben Cara, Armand Dervishi, Bardhok Doda, Besa Manaj, Berti Çoku, Besnik Rama, Denis Anelaj, Edmir Çekrezi, Eduard Aliko, Esad Mulaj, Endrit Dako, Erisa Bajaziti, Erjon Dasho, Ethem Ago, Fatjon Semanjaku, Gasper Lekgega, Hasan Metuku, Ilirjan Proko, Imanuel Çaushaj, Julgjin Gjoni, Leart Vasili, Ludovik Tetaj, Melisa Braçi, Milaim Nela, Nuretdin Seçi, Petrit Fidani, Petrit Tafaj, Shkëlzen Rustemaj, Shpend Ndreu, Fimi Grinjoti, Urim Gjata, Valbona Doko, Xheraldo Dashi, Xhulian Hoxha, Xhuliana Dreshaj, Zeqir Picari.

Berisha theksoi se lista është miratuar zyrtarisht nga Kryesia e Partisë Demokratike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.